LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në Viti, lëndohen tre persona

Aksident i rëndë në Viti, lëndohen tre persona
Foto: Ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Vitisë.

Në aksident janë përfshirë një kamion transportues dhe një veturë udhëtarësh.


Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vozitësi i veturës mashkull K/Shqiptar dhe dy pasagjerë femra K/Shqiptare.

Të lënduarit ndihmë mjekësore kanë marr në Spitalin Rajonal Gjilan e njëri prej tyre edhe në QKUK.

Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/