LAJMI I FUNDIT:

Cana përgjigjet nëse do të bëhet trajner i Kombëtares së Shqipërisë

Cana përgjigjet nëse do të bëhet trajner i Kombëtares së Shqipërisë
Lorik Cana. (Foto: Handout/UEFA via Getty Images/Guliver)

Nga Tirana, ku po banon prej fundit të karrierës së tij si futbollist, Lorik Cana, 35 vjeç, ka folur për gazetën franceze “Le Parisien”.

Ai spikati fillimisht te PSG, pastaj u bë kapiten në Marsejë, në mes të viteve 2000, para se të provonte të luante edhe në Angli, Turqi e Itali.

Ish-kapiteni rekordmen i kombëtares sonë kuqezi është një bashkëbisedues legjitim për mediat franceze, në prag të “El Clasico” së Ligue 1, PSG-OM, që do të luhet të dielën, në orën 21:00.


Me interes për lexuesin shqiptar është qasja e tij në raport me të ardhmen e tij në futboll dhe me ngjyrat kuqezi. Pyetjes se çfarë ka bërë pas pensionimit, mbas “Euro 2016”, Lorik Cana i është përgjigjur:

“Kam krijuar dhe po drejtoj një fondacion me interes publik, Lorik Cana 5, për të promovuar sportin dhe kulturën te fëmijët e disa kopshteve në Tiranë. Dua t’i ndihmoj ata të rriten duke praktikuar aktivitete sportive, duke u ofruar infrastrukturë. Ky projekt është i rëndësishëm për mua. Do të prekë, deri në fund të vitit 2019, një mijë të rinj. Futbolli më dha gjithçka. Është detyra ime për ta ndihmuar gjeneratën e re”.

Lorik Cana. (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Gazetari francez e pyet ish-kapitenin e Shqipërisë nëse mund ta shohim një ditë në krye të kuqezinjve si trajner. Cana nuk është fort i drejtpërdrejtë, por nuk është në dëshirat e tij ky profesion.

“Shumë njerëz në Shqipëri më lidhin me këtë pozicion, çka më impresionon. Nuk më tërheq më shumë se kaq… Duhet të dëgjoj zemrën time dhe t’u përgjigjem dëshirave të mia. Ne kurrë nuk e parashikojmë dot të ardhmen, por sot për sot synoj një karrierë si drejtues”, ka deklaruar Cana, shkruan Telesport

Në fakt, Loriku e ka pohuar edhe më parë se nuk e sheh veten si trajner, një profesion me shumë stres të përditshëm, por ndoshta si menaxher, drejtor sportiv, por edhe president i ndonjë klubi, që mund ta blejë në të ardhmen.

Në trend Sport

Më shumë
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

Serie A
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Ndërkombëtare
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Barcelona synon transferimin e yllit 21-vjeçar të Ajaxit

Barcelona synon transferimin e yllit 21-vjeçar të Ajaxit

La Liga
Kalo në kategori