LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Kosnett i kërkon Listës Serbe, të kthehen në institucionet e Kosovës

Ambasadori Kosnett i kërkon Listës Serbe, të kthehen në institucionet e Kosovës

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka takuar sot në Prishtinë përfaqësuesit e Listës Serbe.

Përmes rrjetit social Twitter, ambasadori amerikan ka thënë se, u ka kërkuar që të mos i lëshojnë institucionet e Republikës së Kosovës.


“Me ta diskutova për interesat dhe shqetësimet e komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë Kosnett.

Sa u përket dorëheqjeje të kryetarëve të komunave veriore, Ambasadori amerikan është shprehur se “përfaqësuesit e tyre të zgjedhur duhet të mbesin pjesë e institucioneve të Kosovës dhe të punojnë në emër të komunitetit të tyre”.

Ndërkaq, nga Lista Serbe të pranishëm në takim kanë qenë kryetari Goran Rakiq dhe nënkryetari Igor Simiq.

Duhet theksuar se liderët e Listës Serbe së bashku me krerët e shtetit në Serbi, vazhdimisht janë duke kërkuar që Kosova ta pezullojë taksën./Telegrafi/