LAJMI I FUNDIT:

Maradona: Ronaldo është bishë dhe magjistar i futbollit

Maradona: Ronaldo është bishë dhe magjistar i futbollit

Juventusi ka eliminuar Atletico Madridin nga liga elitare evropiane e Ligës së Kampionëve.

Cristiano Ronaldo ishte yll i mbrëmjes duke shënuar te tri golat e fitores së italianëve, ku kampionët triumfuan me rezultat të përgjithshëm 3:2 (0:2) Atletico Madridit.

Pas takimit të mbrëmjes së kaluar, Maradona ka folur performancën e portugezit në takimin e fundit kundër madrilenëve.


“Të dy janë lojtarë që luajnë sikur të kenë një shkop magjik në dorë. E vërteta është se ne argjentinasit jemi krenarë që kemi Messin. Por, Ronaldo është një bishë dhe fuqi e pastër e një magjistar. Para ndeshjes ka thënë se do të realizoj tri gola dhe i shënoj po aq”, tha Maradona.

Me këto tri gola, ai thelloi epërsinë me lojtarët e tjerë sa i përket golave të shënuara në fazën e post grupeve.

Portugezi ka lënë pas emra të mëdhenj të futbollit botëror duke përfshirë Lionel Messin, Thomas Mullerin si dhe disa prej lojtarëve që tashmë janë tërhequr prej botës së futbollit.

Ndryshe, Ronaldo dhe Juventusi gjatë ditës së nesërme do të mësojnë kundërshtarin e radhës pas hedhjes së shortit në Nyon. /Telegrafi/