LAJMI I FUNDIT:

Nesër protestë për miratimin e menjëhershëm të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi

Nesër protestë për miratimin e menjëhershëm të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut të Republikës së Maqedonisë nesër nga ora 10:00 para Kuvendit do të protestojë me kërkesë për miratimin e menjëhershëm të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

“Ju bëjmë thirrje deputetëve të partive më të mëdha politike të shumicës, LSDM dhe BDI, menjëherë ta miratojnë Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, në seancë kuvendare të hënën”, thuhet në njoftimit të rrjetit kombëtar për luftimin kundër homofobisë dhe transfobisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi më shumë se 8 muaj është i bllokuar në Kuvend.

Nga Komiteti I Helsinkit e dënuan retorikën që e përdorin deputetët nga OBRM-PDUKM, sepse me atë, siç thonë ata, jo vetëm që i etiketojnë bashkësitë e margjinalizuara, por nxisin diskriminim dhe dhunë ndaj tyre.

“Ju bëjmë thirrje gjithë qytetarët që kanë zero tolerancë për diskriminim të na bashkohen që bashkërisht t’i rikujtojmë të zgjedhurit e popullit se të drejtat e qytetarëve nuk duhet të kushtëzohen nga qëndrimet personale dhe lojërat partiake”, shtohet në njoftim.

Propozim-ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi ndalon diskriminim në bazë të racës, ngjyrës së lëkurës, prejardhjes, përkatësisë etnike kombëtare, gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor, gjuhës, shtetësisë, prejardhjes sociale, arsimit, fesë apo besimit fetar, bindjes politike, moshës, gjendjes martesore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori