LAJMI I FUNDIT:

Sheikët arabë duan të investojnë te Milani

Sheikët arabë duan të investojnë te Milani
AC Milan (Foto by Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Sheikët arabë gjithnjë e më tepër po bëhen pronar të klubeve botërore të futbollit.

Një grup investitorësh arabë raportohet se mund të blejnë aksion prej më shumë se 30 për qind te skuadra e Milanit.

E përditshmja italiane, “Gazzetta dello Sport” shkruan sot se “Elliott Management” ka ofruar garancitë se ka fuqi që ta drejtojë i vetëm skuadrën italiane.


Frank Kessie dhe Fabio Borini duke festuar kundër Empolit (Foto by Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, gazeta raporton se një grup i sheikëve duan të investojnë te skuadra kuqezi, por duke mos e specifikuar se për kënd bëhet fjalë.

Marrëveshja parasheh që Rosonerrët të mbeten edhe nën kontrolli të Elliotit dhe të përfitojë nga ndarja e kostove, si dhe injektim me të holla në të ardhmen.

Kujtojmë se një anëtar i familjes mbretërore të Dubait ishte i lidhur me blerjen e Milanit sezonin e kaluar, i cili ishte edhe mik i pronarit të mëparshëm të skuadrës italiane, Li Yonghong.

Ndryshe, Milani aktualisht zë pozitën e tretë të renditjes tabelore italiane dhe ka gjasa të mira që në vitin e ardhshëm të paraqitet në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori