LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia informale deri në 35% në Kosovë

Ekonomia informale deri në 35% në Kosovë

Ekonomia e “zezë” është në masë të madhe prezente në Kosovë. Ajo është duke e dëmtuar shumë sektorin real të ekonomisë, e po ashtu i dëmton edhe bizneset të
cilat punojnë në mënyrë të drejtë, dhe i kryejnë të gjitha obligimet ndaj shtetit.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), në një intervistë në Emisionin “EKONOMI” ka shtuar se kontrabanda dhe ekonomia informale vazhdon të jetë problem i madhe për Kosovën.


“Ekonomia informale ka pasur rënie dhe rritje nga momentet politike. Shumë hulumtime janë bërë, por që asnjëherë nuk ka rënë nën 30 për qind. Të jetë 30 për qind ekonomia informale në tregun e Kosovës, është një kancer për ekonominë, i cili po merr shtrirje të vazhdueshme që shkon herë pas here deri në 35 për qind. Këto janë shifra të cilat dihen, ndërsa për shifrat që nuk dihet, ato janë shumë më ta mëdha. Mund të jetë edhe më shumë”, ka thënë kryetari i AKB-së, Agim Shahini.

Ndryshe, sipas raporteve të ndryshme del se ekonomia informale në vendin tonë është mbi 30 për qind. /Telegrafi/