Peticioni i qytetarëve të Mitrovicës, për bashkimin e qytetit, nuk është dërguar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Kështu tha në një prononcim për Telegrafin kryetarja e këtij Komisioni, Duda Balje.
Deputetja Balje tha se peticioni nuk ka shkuar fare në komision dhe se Komisioni, të cilën ajo e drejton, nuk ka kompetencë të kërkojë llogari për këtë çështje.
“Peticioni i qytetarëve për Bashkimin e Mitrovicës nuk ka ardhur te ne në komision. Ne nuk kemi kompetencë të kërkojmë llogari për mosardhjen te ne. Edhe pse jemi Komisioni i vetëm që kemi mandat t’i shqyrtojmë peticionet. Kosova nuk ka ligj për peticion. Ne i shqyrtojmë në bazë të rregullores së Kuvendit”, ka thënë ajo.
Balje gjithashtu shprehu keqardhje që peticioni për bashkimin e Mitrovicës nuk është dërguar në këtë Komision, pasi siç tha ajo do ta përkrahte kërkesën e qytetarëve të Mitrovicës.
“Më vjen keq që nuk ka arritur te ne peticioni, sepse unë do të jem në krahun e kërkesës së qytetarëve”, ka thënë deputetja Balje, për Telegrafin.
Ndërsa, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili është edhe iniciator i këtij peticioni theksoi për Telegrafin se nuk e din arsyen pse nuk ka shkuar peticioni në këtë Komision.
“Unë nuk e di pse s’ka shkuar, pasi është sekretaria që e vendos. Unë ia kam dorëzuar kryeparlamentarit, Kryetarit të shtetit, grupeve parlamentare”, tha ai.
Bahtiri kërkon nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli që ta dërgojë peticionin në organet të cilat ai i drejton.
“Unë bëj apel që kryetari i Kuvendit, peticionin le ta dërgoj nëpër organe të nivelit që ai e drejton. Të gjitha ato që janë nevojitur i kam dërguar. I kam dërguar në mënyrë të hapur tek të gjithë”, potencoi ai.
I pyetur se a ka pasur bisedë me kryetarin e Kuvendit, për ta ditur arsyen e mos dërgimit të këtij peticioni në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Bahtiri tha se “nuk e di çka me bë më shumë…”
“S’kam pas lidhje telefonike me Kadri Veselin, por i lutem që të fillojë një procedurë që të shkojë në Kuvend si pikë e rendit të ditës, dhe ta dëgjojmë nga deputetet se si po e trajtojnë, si dhe kush po e përkrah dhe kush jo… S’e kam problemin kush e përkrah e kush jo, mjafton të hyj në seancë”.
Ndryshe, peticioni për bashkimin e Mitrovicës me 16.594 nënshkrime nga qytetarët e Mitrovicës është dorëzuar për herë të parë më 16 janar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, mirëpo ky peticion i cili më pas u dorëzua nga Kuvendi në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe nga aty në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), nuk e mori mbështetjen e duhur.
Më pas kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri javën e kaluar këtë peticion e dorëzoi tek presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe më pas tek Grupet Parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker