LAJMI I FUNDIT:

Bakayoko: Do të bëj gjithçka për t’i siguruar Milanit kualifikimin në LK

Bakayoko: Do të bëj gjithçka për t’i siguruar Milanit kualifikimin në LK
Tiemoue Bakayoko duke falënderuar tifozët për atmosferën në ndeshjen ndaj Empolit në San Siro (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Një nga lojtarët më të mirë të Milanit në këtë sezon është Tiemoue Bakayoko, francezi ka gjetur formën e tij më të mirë dhe ai po kontrollon çdo gjë në mesfushë.

I huazuari nga Chelsea me drejt blerje për 35 milionë euro është i lumtur te kuqezinjtë dhe ka thënë se do të jap maksimumin që të arrihen objektivat e klubit.


“Po kaloj në një sezon të mirë, i jam falënderues Milanit dhe jam shumë i lumtur këtu, edhe pse jam kritikuar shumë në fillim. Është normale. Të gjithë kanë pritur më shumë nga unë, nuk është befasi”, ka thënë Bakayoko për France Football.

Ciro Immobile në duekl me Tiemoue Bakayokon (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

“Do të bëj gjithçka për t’i siguruar Milanit kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri. Kanë kaluar pesë vite që kur tifozët e Milanit kanë dëgjuar për herë të fundit himnin dhe unë dua të jem në San Siro ku të ndodh kjo”.

“Do të shikojmë se si do të përfundoi sezoni, unë kam kontratë me Chelsean, të cilët janë klub shumë i rëndësishëm për mua. Ata vendosën të bëjnë disa ndryshime dhe unë nuk isha pjesë e planeve të tyre. Sarri erdhi dhe më tha cilat ishin qëllimet e tij”.

Milani konsideron transferimin e Cucurellas
Lexo po ashtu Milani konsideron transferimin e Cucurellas

“Ishte një vendim i rëndësishëm për mua sepse Milani është klubi im i katërt për mua dhe për një 24 vjeçar është shumë”.

“Ishte Leonardo ai që më kontaktoi dhe u largova nga Chelsea vetëm për Milanin pasi ishin klubi që më bëri të ëndërroja kur isha fëmijë”, ka shtuar Bakayoko. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori