Luke Perry ka qenë një aktor amerikan, i cili u bë idhull i të rinjve në vitet e nëntëdhjeta me rolin e Dylan McKay në hit serialin e atëhershëm, “Beverly Hills, 90210” që u transmetua gjatë viteve 1990 – 1995.
Të hënën (4 mars 2019), ai ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve nga goditja në tru që e kishte pësuar ditë më parë me ç’rast u shtrua me urgjencë në spital.
Biografia
Coy Luther ‘Luke’ Perry III lindi në Mansfield të Ohios më 11 tetor 1966, ndërsa është rritur në Fredericktown të të njëjtit shtet amerikan.
Menjëherë pasi e përfundoi shkollën e mesme, ai u zhvendos në Los Angeles për të ndjekur karrierën në aktrim. Asokohe, Luke punonte në një kompani për shtrim të asfaltit dhe më pas në një fabrikë për prodhimin e bravave.
Derisa përpiqej të ndërtonte një karrierë si aktor, ka jetuar në qytete, si Huntington Beach, Long Beach, Downey e Paramount.
Karriera
Në një rrëfim për fillet e karrierës së tij, Perry kishte thënë se kishte bërë mbi 200 audicione në kërkim të një pune si aktor, por pa sukses, derisa kishte arritur të përfshihej në një reklamë televizive. Ndërsa pas pjesëmarrjes në videoklipin e këngës “Be Chrool to Your Scuel” të “Twisted Sister” së bashku me Alice Cooper, ai arriti të siguronte role në telenovelat, si “Loving” (1987–88) e “Another World” (1988–89).
Më pas, ai e siguroi rolin e Dylan McKay, djalit të një milioneri, në dramën e Fox për të rinjtë, “Beverly Hills, 90210”. Ai në fillim kishte konkurruar për rolin e Steve Sanders, mirëpo atë e fitoi Ian Ziering. Derisa po e xhironte këtë serial, ai fitoi një rol dytësor në filmin “Buffy The Vampire Slayer” (1992). Asokohe, ai ishte bërë shumë i popullarizuar ndër të rinjtë, ashtu që producentët e kërkonin edhe për role filmike, ashtu që luajti edhe në ‘Terminal Bliss” (1992), si edhe në “8 Seconds” (1994). Në kërkim të roleve më të pjekura, Perry u largua nga “Beverly Hills, 90210” në vitin 1995, kurse në të njëjtin vit luajti në filmin italian “Vacanze di Natale ’95”.
https://www.instagram.com/p/BumLbVqAiGy/
“Normal Life” (1996), “Invasion” (1997), “Riot” (1997) e “The Fifth Element” (1997) ishin rolet e tij në vazhdim, mirëpo në vitin 1998 u kthye në serialin “90210” për arsye financiare, ndërsa pastaj luajti në filmat “Storm” (1999) dhe “The Triangle”.
Nga viti 2001, aktori luajti në disa seriale televizive, si “Oz” (2001 – 2002), “Jeremiah” (2002 – 2004), “Windfall” (2006), ndërsa pastaj u angazhua në filmat “The Sandlot: Heading Home” (2007) dhe në filmin televiziv “A Gunfighter’s Pledge” (2008).
Perry iu rikthye televizionit në vitin 2015 në serialin “Detective McLean: Ties That Bind”, ndërsa në vitin 2016 u angazhua në filmin “Love in Paradise”. Nga viti 2017 e deri në vdekjen e tij, ylli hollivudian luajti rolin e Frederick ‘Fred’ Andrews në serialin “Riverdale”.
Nuk ka dyshim se roli i Dylan McKay në “Beverly Hills, 90210” mbetet roli më i popullarizuar në karrierën e tij dhe aktori ishte i vetëdijshëm për këtë gjë. “Do të lidhem me të deri në vdekje, por kjo është krejt në rregull. Unë e krijova Dylan McKayn. Ai është i imi”.
Jeta personale
Perry ka qenë i martuar me Rachel Minnie Sharp nga viti 1993 deri në vitin 2003. Nga kjo lidhje, ai i ka dy fëmijë, Jack (i lindur më 15 qershor 1997) dhe Sophie (e lindur më 7 qershor 2000). Djali i tij është mundës profesionist i njohur me emrin e ringut “Jungle Boy” Nate Coy dhe ka kontratë me All Elite Wrestling (AEW). Në vitet e fundit, Luke ka qenë në lidhje me Wendy Madison Bauer, me të cilën ka qenë i fejuar.
Në vitin 2015, pas një kolonoskopie, i ishin gjetur qeliza prekanceroze duke e detyruar aktorin që të bënte ekzaminime tjera për kancer eventual të zorrës së trashë. Që atëherë ai u angazhua për të ngritur vetëdijen e njerëzve që të bënin ekzaminime mjekësore për ta parandaluar ose për ta zbuluar sa më herët kancerin e zorrës së trashë.
Vdekja
Më 27 shkurt 2019, Perry pësoi goditje në tru në shtëpinë e tij në Sherman Oaks të Kalifornisë. Goditja në tru ka qenë e rëndë, edhe pse kur shërbimet emergjente kishin arritur në shtëpinë e tij, ai ka qenë i vetëdijshëm, por në ndërkohë gjendja i është përkeqësuar dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Goditja në tru (insulti cerebral) është një urgjencë mjekësore. Goditja në tru ndodh kur ndalon qarkullimi i gjakut në tru. Brenda pak minutash, qelizat trunore nisin të vdesin. Janë dy lloje goditjesh në tru. Më e shpeshta quhet iskemia trunore kur ndodh bllokimi i një ene të gjakut për shkak të mbylljes nga ndonjë tromb dhe kështu pamundësohet qarkullimi i gjakut në tru. Ndërsa lloji tjetër quhet goditja hemorragjike që shkaktohet kur një enë e gjakut dëmtohet dhe gjaku rrjedh brenda trurit. ‘Mini-goditjet në tru’ ose sulmet kalimtare iskemike (TIA) ndodhin kur furnizimi me gjak në tru është i ndërprerë përkohësisht.
Pesë ditë më pas (më 4 mars 2019), Luke ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve të goditjes në tru. Ai ishte 52 vjeçar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Madonna i del kundër Donald Trumpit për vendimet e tij të fundit kundër komunitetit LGBT+: Ne kemi qenë duke luftuar dhe fituam ndër vite
“Këngëtare playback”, Klajdi me akuza të forta profesionale për Rozanën, ndërhynë Gjesti: Këndon live ti, pse po rren?
Lady Gaga thyen heshtjen pas dështimit masiv të filmit “Joker: Folie à Deux”, i cili shkaktoi humbje të mëdha parash
Kishte parë ëndërr sa ishte brenda Big Brother, Gresa ia plotëson dëshirën Vullnetin - darkojnë bashkë
"Këngëtare playback", Klajdi me akuza të forta profesionale për Rozanën, ndërhynë Gjesti: Këndon live ti, pse po rren?
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Pati spekulime se do të hynte në Big Brother Albania - Xheneta Fetahu reagoi në rrjete sociale
Robert Nolfe thyen heshtjen: Parashqevia nuk u paraqit në gjykatë plot katër seanca, kam paguar qiranë 12 vite për të
Driloni për Sarën: Nuk vjen ajo në Komoran, është materialiste
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij