Luke Perry ditë më parë është shtrirë në spital, ndërsa është mësuar se arsyeja e hospitalizimit ka qenë një goditje në tru që ka pësuar aktori.
Edhe pse një anëtar i familjes së tij kishte thënë se 52-vjeçari ndodhet në koma, zëdhënësi i tij ka thënë se kjo nuk është e vërtetë, porse atij i janë dhënë qetësues.
Siç transmeton TMZ, goditja në tru ka qenë “e madhe”, ndërsa kur shërbimet emergjente kishin arritur në shtëpinë e tij, ai ka qenë i vetëdijshëm, por në ndërkohë gjendja i është përkeqësuar dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Yje të shumta hollivudiane, miq dhe ish-bashkaktorë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Perryn duke uruar që ai të shërohet sa më shpejtë.
Goditja në tru (insulti cerebral) është një urgjencë mjekësore. Goditja në tru ndodh kur ndalon qarkullimi i gjakut në tru. Brenda pak minutash, qelizat trunore nisin të vdesin. Janë dy lloje goditjesh në tru.
Më e shpeshta quhet iskemia trunore kur ndodh bllokimi i një ene të gjakut për shkak të mbylljes nga ndonjë tromb dhe kështu pamundësohet qarkullimi i gjakut në tru.
Ndërsa lloji tjetër quhet goditja hemorragjike që shkaktohet kur një enë e gjakut dëmtohet dhe gjaku rrjedh brenda trurit.
‘Mini-goditjet në tru’ ose sulmet kalimtare iskemike (TIA) ndodhin kur furnizimi me gjak në tru është i ndërprerë përkohësisht.
Në ndërkohë, për koincidencë, sëmundja e tij ka ndodhur në ditën kur Fox kishte njoftuar se do të nisin xhirimet për ribërjen e hit serialit të viteve të nëntëdhjeta, “Beverly Hills, 90210”.
Ishte pikërisht ky serial, i cili e bëri të famshëm Perryn në rolin e Dylan McKay, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e serialit “Riverdale” (që nga viti 2017).
Në ndërkohë, bashkaktorët e dikurshëm – Jennie Garth, Ian Ziering, Jason Priestly, Brian Austin Green, Tori Spelling e Gabrielle Carteris – do të jenë pjesë e ribërjes së Beverly Hills, 90210″, ndërsa Luke Perry akoma nuk ka nënshkruar për t’iu bashkuar projektit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin pamjet - Jozi godet me shuplakë Gjestin?
Drenusha befason me deklaratën: Atilla nuk është baba i keq për fëmijët, ai është burrë i keq
"Besëprerë, o gjarpër", Xumi shpërthen ndaj Eglit: Unë të fala ndjenjat, ti doje fansat e Gjestit
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett
Xheneta thotë se i mungon Gjesti, Edona ironizon: Hajt se e sheh kur të dalësh jashtë, do të kënaqeni
Krizë në marrëdhënien e Lumi B dhe Mirandës - vjen reagimi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet