Rikthimi i frikshëm i Liridon Latifit – flet për Puskasin, ofertat, të ardhmen dhe Superligën e Kosovës
Liridon Latifi është kryer në protagonist pas një sezonin mes shumë lëndimeve dhe problemeve, ndërsa shënoi het-trik në ndeshjen që skuadra e tij Puskas Akademia e fitoi si mysafir i Paks.
Sulmuesi anësor që mund të luajë edhe në krahë, ka qenë gjithmonë shumë i dashur për publikun në Kosovë, por edhe në Shqipëri.
Karrierën e kishte nisur te Flamurtari ku si 16 vjeçar debutonte dhe shënonte në Superligën e Kosovës, ku ra në sytë e Prishtinën që nënshkruan me të.
Nga aty vazhdoi te Skënderbeu në Shqipëri, ku ngjiti shkallët e karrierës.
Me Skënderbeun luajti në Ligën e Evropës ku shënoi edhe gola, ndërsa pas paraqitjeve të mirë në vitin 2017 kaloi te Puskas Akademia.
Pas problemeve me lëndime dhe adaptim në klub, lojtari në një intervistë për Telegrafin tregon se tashmë është mirë dhe i lumtur me formën që po kalon.
Në ndeshjen e fundit të Kupës edhe pse skuadra e tij ishte në disavantazh 2-1 nga ndeshja e parë në të dytën fituan 3-1 për të kaluar tutje dhe kjo falë tri golave të sulmuesit shqiptar.
“Padyshim po ndjehem mire sepse për një futbollist është një kënaqësi e madhe te shënosh het-trik e sidomos kur e dërgon skuadrën përpara”, tregon Latifi për ndjesinë e golave.
Në këtë ndeshje luajti në qendër të sulmit, por shpesh u ndërrua me bashkëlojtarët e tjerë në pozita.
“Nuk ka qene diçka e pa pritur sepse kam dhe ndeshje te tjera qe kam luajtur sikur sulmues, por në këtë ndeshje kemi qene tre anësorë në sulem dhe gjatë gjithë kohës kemi bërë ndërrime vendesh”.
Ai shton se lëndimet kanë mbetur pas dhe tani ndjehet mirë: “Po është e vërtetë që kam pasur lëndime dhe probleme të tjera vitin e kaluar, por shpresoj që këtë vit të jetë një vit i mbarë për mua”.
Dimri ka mundur ta ndajë sulmuesin këmbëshpejtë nga klubi i Puskasit ku ofertat nuk kanë munguar, por ka qenë klubi që i ka refuzuar ofertat.
“Kam pasur oferta që të largohem, por ishte klubi qe nuk dëshironte largimin tim”, thotë Latifi për Telegrafin.
Ai thotë se jeta në Hungari është shumë e mirë por i mungon gjithmonë vendlindja e tij Prishtina.
Ai mbetet fans i Superligës së Kosovës dhe thotë që gjithmonë kur ka kohë i shikon ndeshjet.
“ Po e përcjell ndeshjet sepse i kam te gjitha programet shqiptare dhe sa here kam mundësin i shoh ndeshjet. Më shumë i shikoj ndeshjet e Prishtinës edhe të Flamurtarit. Shpresoj që Prishtina te jetë kampion dhe Flamurtarit mos te rrezikohet për zonën e barazhit”, përfundoi Latifi.
Latifi në karrierën e tij përveç ekipeve i ka edhe pesë ndeshje me Kombëtaren A shqiptare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Jude Bellingham zbulon arsyen emocionale që qëndron pas numrit që bartë në fanellën e Real Madridit
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'