Shkup, sot vazhdon gjykimi për rastin e vdekjes së Nikolla Sazdovskit
Në Gjykatën penale sot duhet të mbahet seancë e re gjyqësore për rastin e vdekjes së Nikolla Sazdovskit.
Më 7 shkurt është bërë rikonstruim i vrasjes së Sazdovskit në prani të dëshmitarëve dhe ekspertëve. Rikonstruimi ka zgjatur pothuajse tre orë në stacionin e autobusëve në Autokomandë nën sigurim të madh policor.
Avokati i të dëmtuarve, Vanço Shehtanski tha se tregimi i mbrojtjes për një kuti “fantome” metalike sot ka rënë në ujë.
“Nuk ekziston një kuti metalike, ajo është kuti e plastifikuar dhe nuk mund të shkaktojë kurrfarë pasoja, megjithatë edhe nga deklarata e dëshmive qartë është parë, si dhe nga deklarata e ekspertit se pasojat janë nga goditjet të cilat kanë zgjatur një deri në një minutë e gjysmë”, theksoi Shehtanski.
Sipas avokatit të të akuzuarve, Naser Raufi, nga rikonstruimi është parë se i ndjeri Nikolla e ka humbur jetën për shkak se është përplasur në kutinë e EVN-së. Lidhur me deklaratën e avokatit të të dëmtuarit për mospasjen e mundësisë për të shkaktuar vdekje si pasojë e një kutie plastike, Raufi tha se ata si mbrojtje do të thirrin persona nga EVN-ja të cilët do të sqarojnë se ajo është kuti metalike, por e mbështjellë me plastikë.
Sipas aktakuzës, B.B dhe S.D së bashku me J.L (19) i cili është në arrati, më 26 qershor të vitit të kaluar e kanë rrahur Sazdovskin në stacionin policor para fabrikës “Alkaloid” në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë” në Autokomandë.
Nga lëndimet e marra Sazdovski më 9 korrik ndërroi jetë në Klinikën për Anestezi, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv.
Dy të akuzuarit janë në paraburgim në burgun e Shuto Orizares, ndërsa për të dyshuarin e tretë, i cili akoma është i pakapshëm për organet e rendit, është lëshuar fletarrest ndërkombëtar dhe vendor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
Departamenti Amerikan i Shtetit jep detaje të takimit Allen-Osmani
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Ministria e Brendshme paralajmëron se një pjesë e agjencive të pavarura e ekzekutive do të shuhen
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Zeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare