LAJMI I FUNDIT:

Thaçi tregon se çka u bisedua në takimin e liderëve në shtëpinë e tij

Thaçi tregon se çka u bisedua në takimin e liderëve në shtëpinë e tij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë publike detajet nga takimi që u zhvillua tri javë më parë në shtëpinë e tij të re, në periferi të Prishtinës, ku ftoi në darkë udhëheqësit e koalicionit qeverisës të vendit dhe kryeministrin e Shqipërisë.

Takimi te Thaçi, të cilin e bëri publik i biri i presidentit, duke publikuar fotografi nga ndeja, ka ngjallur debate dhe spekulime të shumta lidhur me atë se çka u bisedua aty.

Në një intervistë për Report Tv, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është pyetur se sa ka kushtuar shtëpia e tij e re dhe për detajet nga takimi në shtëpinë e tij, ku përveç kryeministrit Rama, ishin edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli dhe Fatmir Limaj.


“Realisht, pas 20 viteve të angazhimeve të pasluftës, duhej që ta kisha një adresë, kështu që gjithçka është e raportuar në Agjencinë e Antikorrupsionit, kështu që është gjithçka transparente dhe mund të verifikohet. Është një angazhim modest për familjen nga burimet e mia familjare” tha ai.

Liderët kosovarë dhe Edi Rama në darkë të përbashkët, a e bindën Haradinajn ta pezullojë taksën?
Lexo po ashtu Liderët kosovarë dhe Edi Rama në darkë të përbashkët, a e bindën Haradinajn ta pezullojë taksën?

Presidenti Thaçi zbuloi detaje nga biseda me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe liderët e Kosovës pak javë më parë në Prishtinë në shtëpinë e tij.

“Pasi ishim dakorduar edhe me kryeministrin e Kosovës, me kryeparlamentarin Veseli dhe me z. Limaj dhe z. Pacolli, kemi biseduar edhe me z. Rama dhe jemi dakordësuar që të takohemi në një ambient privat, kështu që unë kam qenë si mikpritës i nderuar”, tha presidenti Thaçi.

“Ka qenë një ndenje e dinjitetshme, mirëkuptuese dhe në një frymë shumë tolerante, në diskutimin e të gjitha çështjeve që kanë qenë të arsyeshme në rrafshin edhe privat, edhe personal, por edhe politik e institucional. Kështu që është diskutuar vetëm në rrafshin pozitiv për të gjitha çështjet dhe në asnjë rrethanë as ballafaques dhe as negativ për askënd”, tha ai.

I pyetur nëse u tejkaluan në këtë ndejë tensionet e shpallura publikisht mes tij si edhe kryeministrit Rama me kryeministrit Haradinaj, Thaçi ja thënë se nuk ka parë diçka të tillë mes Ramës e Haradinajt.

“Unë nuk kam parë ndonjë tension apo ndonjë ballafaqim mes kryeministrit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë, madje mund të them se ka pasur një kimi që u ka funksionuar shkëlqyeshëm në atë takim, në atë bisedë sepse unë kam qenë si nikoqir shumë i heshtur dhe mendoj se hapat që janë ndërmarrë prej të dyja qeverive në takimet e fundit, janë hapa konkrete të një bashkëpunimi që po jep frytet e veta konkrete. Mendoj që tani ai komunikim është i zakonshëm, i rregullt në nivel kryeministror, por edhe me bartësit e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës”.

“Kryeminisri Rama ishte edhe në ceremoninë e 11-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Është pritur me respektin më të lartë institucional edhe në pjesëmarrjen e tij në Kuvendin e Kosovës, edhe në ceremoninë e parakalimit të Ushtrisë së Kosovës. Prandaj ishte një mesazh i mirë, ashtu sikurse do të ishim të mirëpritur të gjithë njerëzit që do të vinin, bartësit e institucioneve apo edhe liderët politikë të opozitës, siç kanë qenë edhe vitin e kaluar. Të gjithë janë kontribuues për lirinë e Kosovës, të gjithë janë gëzuar për Pavarësinë e Kosovës dhe të gjithë njerëzit në Shqipëri, me siguri, e duan Kosovën”, tha presidneti Thaçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori