LAJMI I FUNDIT:

Klopp i kënaqur se ka një pikë më shumë se City në renditje

Klopp i kënaqur se ka një pikë më shumë se City në renditje
Jurgen Klopp (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Derbi mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit në Ligën Premier përfundoi pa gola, por Jurgen Klopp shikon anën pozitive të barazimit.

Reds kaluan në renditje Manchester Cityn me një pikë, duke u bërë kështu lider të kampionatit elitar anglez.


“Ne kemi një pikë më shumë dhe kjo është në rregull. Para ndeshjes, duke parë formën që po kalonte Unitedit, shumë do të thoshin se ky ishte momenti më i keq për t’u përballur me ata”.

Jurgen Klopp dhe Andy Robertson pas ndeshjes (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“E kemi filluar lojën në mënyrë të shkëlqyeshme, e filluam pikërisht ashtu siç dëshironim. Pastaj filluan një seri lëndimesh”.

“Shumë ndërprerje dhe gjëra të tilla, sigurisht që ndikuan në ritmin e ndeshjes. Nuk mund ta shpjegoj qartë pse ndodhi kjo”, ka thënë Klopp.

Man Utd 0-0 Liverpool: Notat e lojtarëve, Alisson më i miri
Lexo po ashtu Man Utd 0-0 Liverpool: Notat e lojtarëve, Alisson më i miri

Është karakteristike se në këtë ndeshje ndodhën shumë lëndime në pjesën e parë, Unitedit iu lënduan tre lojtarë, kurse Liverpoolit një.

Që në pjesën e parë të kryekëshin katër zëvendësime nuk kishte ndodhur që nga shkurti i 2009, atëherë në ndeshjen Athletic-Fulham. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=M7HKbIWUUv4

Në trend Sport

Më shumë
Lajm i hidhur për Arsenalin para formatit të ri në Ligën e Kampionëve

Lajm i hidhur për Arsenalin para formatit të ri në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Rritja graduale e Arbër Hoxhës - nga Istogu te ftesa për Euro 2024

Rritja graduale e Arbër Hoxhës - nga Istogu te ftesa për Euro 2024

Bardh Maxhuni
Fituesit e ligave mund të përjashtohen nga Championsi për shkak të një rregulli të çuditshëm

Fituesit e ligave mund të përjashtohen nga Championsi për shkak të një rregulli të çuditshëm

Liga e Kampionëve
Formacioni me lojtarët që kanë mbetur jashtë Euro 2024 – përfshirë yjet e Real Madridit, Arsenalit dhe Man City

Formacioni me lojtarët që kanë mbetur jashtë Euro 2024 – përfshirë yjet e Real Madridit, Arsenalit dhe Man City

Përfaqësueset
Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon klubin ku do të pensionohet si trajner

Ancelotti zbulon klubin ku do të pensionohet si trajner

La Liga
Kalo në kategori