Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, protestën opozitës e konsideroi si një “protestë e një establishmenti që u mund rëndë dhe kanë të drejtë që protestojnë, sepse nga njëra ana ata janë të dëshpëruar sepse nuk mund të fitojnë, pas disa muajsh janë zgjedhjet dhe ata nuk kanë asnjë shans”.
Në një intervistë për televizionin Italian “Rai News 24”, Rama komentoi më tej edhe kërkesën e opozitës për dorëheqjen e tij Rama tha se është i hapur për dialog.
“Bëmë një Qeveri të përbashkët pikërisht për të pasur zgjedhje të njohura nga të gjithë. Është një kusht që kush fiton qeveris, kush humb rri në opozitë dhe mjaft u fol keq për Qeverinë dhe u mohua rezultati i zgjedhjeve. Ne kemi shumicën, jemi përpara në të gjitha sondazhet. Nuk mund të thuhet se unë do të bëhem kamikaz, nëse nuk më jepni atë që dua. Jemi gjithnjë gati për të dialoguar për të dëgjuar por sigurisht duhet edhe të qeverisim”, u shpreh kryeministri.
Komuniteti ndërkombëtar deri më tani ka kritikuar vendimin e opozitës për të dorëzuar mandatet. Dhe kjo në një farë mënyre është të dalin në anë të qeverisë suaj, ju pse mendoni se është kjo mbështetje?
Rama: Mendoj se kjo mbështetje është për Shqipërinë dhe jo për qeverinë time, sepse është vendim i paarsyeshëm është një akt që nuk di të ketë ndodhur në demokraci ku populli përfaqësohet nga të zgjedhurit e tij, dhe ata duhet të përfaqësojnë vullnetin e popullit.
Opozita vijon të thotë se është një problem serioz në vend kultivimi dhe trafikimi i kanabisit, ju keni përsëritur disa herë se P.Sh, në Lazarat problemi thuajse është zgjidhur falë qeverisë tuaj. Si është situata në ç’pikë jemi?
Vetëm pak kilometra nga këtu ishte një Republikë e imponimit dhe e mbështetur nga politika nga qeveria e tyre që kultivonte dhe trafikonte marijuanë, ashtu siç kishte edhe një heshtje të përgjithshme mbi këtë fenomen në të gjithë vendin. Ne e nxorëm në dritën e diellit dhe goditëm mbi të gjitha frontet. Por në fund nuk duhet të më dëgjoni as mua as ata, duhet të dëgjoni Guardia di Finanza që në 2017 konfirmoi se thuajse nuk kishte më.
Në fjalimet tuaja të ditëve të fundit keni bërë një krahasim mes protestës së studentëve dhe asaj të opozitës, kush është diferenca?
Rama: Protesta e studentëve ishte një protestë e popullit, kishin të gjitha arsyet të cilat ne i dëgjuam, ndërsa kjo nuk është një protestë e popullit. Kjo është një protestë e një establishmenti që u mund thellë dhe që ka arsye për të protestuar sepse nga njëra anë ata janë të dëshpëruar sepse nuk mund të fitojnë. Janë zgjedhjet për pak muaj dhe nuk kanë shanse dhe nga ana tjetër ata janë shumë të shqetësuar për reformën rrënjësore të drejtësisë që ne kemi ndërmarrë me Komisionin Europian edhe me mbështetjen e SHBA-ve që po largon nga drejtësia të gjitha shefat e mëdhenj të një sistemi që ka garantuar imunitet për politikanët dhe për këta këtu.
A mendoni se kontestimet e ditëve të fundit kanë dëmtuar imazhin e Shqipërisë në botë dhe ndoshta e ka bërë më të vështirë udhëtimin drejt integrimit europian?
Rama: Kjo sigurisht nuk i bën mirë as imazhit dhe as ekonomisë së vendit sepse jemi në një periudhë të rritjes ekonomike më shumë se 4%. Ishin 3-4 orë që shkatërruan 3-4 vjet punë në sensin e imazhit. Ju keni thënë qartësisht se nuk keni ndërmend të dorëhiqeni dhe se nuk do të ketë zgjedhje parlamentare këtë vit, në verë siç është kërkuar nga opozita dhe se keni ndërmend të vazhdoni punën parlamentare dhe mbi të gjitha do vazhdoni të përfaqësoni ata njerëz që duke mos pasur më deputetë në Kuvend kanë mbetur jetimë për një përfaqësim.
Por si do ta bëni? Opozita është një pozicion lufte dhe kanë deklaruar se kanë ndërmend të protestojnë deri sa të mos ketë zgjedhje, deri sa ju nuk e keni lënë qeverinë dhe mbi të gjitha nuk duan as të vazhdojnë punën në parlament?
Rama: Ne kemi bërë një qeveri së bashku për të pasur zgjedhje të njohura nga të gjithë por me një kusht, kush fiton qeveris, kush humb rri në opozitë dhe mjaft të flitet keq për Shqipërinë dhe të kontestohen zgjedhjet. Ne kemi maxhorancën, jemi përpara në të gjitha sondazhet në një mënyrë ekzemplare, nuk mund, nuk mund të merret peng një komunitet dhe të thuash unë do bëj kamikazin nëse nuk më jepni atë që dua. Jemi gjithmonë gati për të dialoguar, jemi gati të dëgjojmë por sigurisht që duhet të qeverisim.
Ju cituat shifra, sondazhe dhe votimin e maxhorancës me të cilën jeni zgjedhur. Por është e vërtetë edhe se, këtë thotë opozita të paktën se ka pasur dhe një përqindje votash që janë adresuar, OSBE fliste për një 20% të votave…
Nuk është e vërtetë. Raporti i OSBE thotë se duhet të adresohen disa aspekte që ligji elektoral t’i japë më shumë qëndrueshmëri sistemit. Pastaj në fund blerja e votave janë diçka që nuk mund të përjashtoj se ekziston.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani kujton masakrën e Studimes: 116 jetë të humbura nga akti barbar i regjimit gjenocidal të Serbisë
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut
Në Klinikë punonin persona pa kontrata pune, Inspektorati ua ndalon hyrjen në Klinikën e Toksologjisë në Shkup
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit