LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni i Gjilanit, Kastrati: Jemi të gatshëm për duelin kundër Flamurtarit

Kapiteni i Gjilanit, Kastrati: Jemi të gatshëm për duelin kundër Flamurtarit

Kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, foli për përgatitjet e skuadrës për ndeshjen ndaj Flamurtarit.

Kastrati u shpreh se së bashku me bashkëlojtarët gjatë këtyre ditëve kanë punuar intensivisht për ndeshjen e ardhshme.


“Kemi punuar shumë fortë dhe intensivisht këto ditë për ta kthyer moralin, motivin dhe atmosferën brenda skuadrës. Besoj që kemi arritur sukses, sepse ekipi duket mjaftë e motivuar për tu futur në fushë dhe për të treguar sa vlejmë dhe sa mundemi”.

“Gjendja fizike dhe psikike tanimë është e mirë dhe të gjithë e kemi mendjen tek ndeshja e radhës, e cila ka peshën e vet dhe është mjaftë e rëndësishme për ne, në vazhdimin e kampionatit”, u shpreh kapiteni, Ylber Kastrati.

Ai tutje foli edhe disa fjalë për tifozët e skuadrës ku kërkoi unitet nga .

“Ne gjithmonë jemi mbështetur dhe do të vazhdojmë të mbështetmi tek thënia, “të bashkuar jemi më të fuqishëm”, andaj në kuptimin e kësaj shpresoj dhe besoj se nga tribuna do të kemi motivin shtesë, të cilët në çfarëdo gjendje nuk na lanë dhe nuk do të na lënë asnjëherë të vetëm”.

“Besoj që me përkrahje nga tribuna dhe me angazhim maksimal të bashkë lojtarëve të mi, ne do të dalim me maksimum nga kjo sfidë dhe ti bëjmë të ndihen të kënaqur me ne”, përfundoi Kastrati.

Kujtojmë se sfida mes Gjilani dhe Flamurtarit, zhvillohet nesër me fillim nga ora 13:00 në Gjilan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori