Si do të ndikojë te Chelsea sanksioni për mos transferimin e lojtarëve – situata e nëntë yjeve si Hazard, Morata, Higuain, Kovacic dhe Pulisic
FIFA e ka goditur sot Chelsean, duke ia ndaluar transferimin e lojtarëve për dy afate kalimtare.
Kjo i bie që ata nuk do të mund të nënshkruajnë me lojtarë deri në verën e vitit 2020 dhe kjo i bie që i gjithë tregu i transferimeve mund të tronditet, pasi prek disa klube.
Ata mund të jenë në gjendje ta apelojnë dhe të shtyjnë dënimin, që të nënshkruajnë me lojtarë këtë verë, por kjo nuk ka siguri.
Real Madridi dhe Atletico Madridi janë dy klube të cilat e kishin pësuar nga kjo, ndërsa ka edhe klube të tjera në një situatë të ngjashme.
Marca i hedhim një vështrim situatave më specifike të disa prej lojtarëve kryesorë të klubit.
Eden Hazard
Belgu njoftoi kohëve të fundit se ai kishte marrë një vendim për të ardhmen e tij, duke qenë se prej kohësh ishte i lidhur me një transferim në Real Madrid, por situata e tij tani mund të ndryshojë.
Kontrata e tij skadon në vitin 2020 dhe ka pasur një shans që ai të shitet këtë verë, por Chelsea tani mund t’ia mbyllë derën e daljes, pasi ata nuk do të mund ta zëvendësojnë atë.
Kjo, megjithatë, mund ta shihte atë të largohej si lojtar i lirë në verën e vitit 2020.
Alvaro Morata
Spanjooli është aktualisht në huazim te Atletico Madrid dhe të drejtat e tij ende i përkasin Chelseat.
Megjithëse marrëveshja e tij e huazimit shkon deri në verën e vitit 2020. Në kontratën e tij ekziston një klauzolë që ua lejon ‘Bluve’ ta kthejnë që këtë qershor.
Megjithatë, Atletico Madrid mund të përgjigjet duke shkuar me opsionin e blerjes.
Mateo Kovacic
Të drejtat e Kovacic i përkasin Real Madridit, pasi ai është aktualisht në huazim në Stamford Bridge.
Edhe pse 24-vjeçari ka thënë se është i lumtur në Londër dhe megjithëse dëshiron të qëndrojë, vërja e sanksioneve mund ta ndryshojë situatën.
Qëllimi i Chelseat ishte të negociojë një transferim të përhershëm me Real Madridin, por tani duket e pamundur.
Gonzalo Higuain
Situata e argjentinasit mund të jetë më e komplikuara. Ai është në huazim nga Juventusi deri në qershor të vitit 2019 dhe ka një opsion blerjeje që do të jetë i detyrueshëm nëse ai do të përmbushë disa kushte që janë shumë të arritshme.
Por aktivizimi i këtij opsioni do të shikohet nga FIFA si një transferim i ri.
Nëse ndalimi i transferimit zbatohet përpara se Chelsea ta zgjaste kontratën me sulmuesit, atëherë ai duhet të kthehet në Juventus.
Prandaj Chelsea pritet të kërkojë pezullimin e përkohshëm të sanksionit, që t’i mbyll disa marrëvshje huazimi.
Christian Pulisic
Amerikani do të jenë në gjendje të bashkohen me Chelsean pavarësisht sanksionit.
Ai nënshkroi me klubin londinez në janar dhe aktualisht është te Borussia Dortmund si huazim.
Huazimi përfundon në fund të këtij sezoni dhe ai mund të shkojë në Stamford Bridge pa asnjë problem.
David Luiz, Olivier Giroud, Gary Cahill dhe Willy Caballero
Kontratat e këtyre lojtarëve përfundojnë në verë, por mund të rinovohen nëse klubi dëshiron.
Giroud mund të zgjasë marrëveshjen e tij nëse klubi nuk ka sulmues të tjerë.
David Luiz është lojtari i dytë më i preferuar nga Maurizio Sarri , ndërsa Cahill ka një rol më pak të rëndësishëm.
Caballero pritet të lirohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBefasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit
Rashford i gatshëm të shkurtojë pagën për t'iu bashkuar Barcelonës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova