LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madrid – Juventus, fati evropian i skuadrave në duart e dy numrave 7-të 

Atletico Madrid – Juventus, fati evropian i skuadrave në duart e dy numrave 7-të 

Wanda Metropolitano pret një ndeshje të madhe ku Atletico Madrid është i Juventusit që kthehet ta vizitojë kryeqytetin spanjoll.

Të dyja, spanjollët dhe italianët kanë stilet e tyre të definuara të futbollit dhe kjo do të jetë një natë intensive dhe e pafalshme edhe pse me dy ndeshje, e cila do të luhet si një ndeshje shahu.

Atletico ndjen keqardhjeje, pasi përballen me futbollistin që iu ka shënuar më së shumti gola, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Juventusin, pasi spanjollët po ashtu kanë një lojtar të lindur për sulm.


Formacionet zyrtare, Atletico-Juventus: Dybala nga fillimi, po ashtu edhe Pjanic
Lexo po ashtu Formacionet zyrtare, Atletico-Juventus: Dybala nga fillimi, po ashtu edhe Pjanic

Të dy ekipet e dinë se kanë një nga armët më vdekjeprurëse të Evropës.  Të dy e dinë se fati i tyre evropian do të mbështetet në 7-shet e tyre përkatëse.

Antoine Griezmann . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Natyrisht, Antoine Griezmann dhe Cristiano Ronaldo do të jenë në qendër të vëmendjes.

Francezi ka 18 gola dhe tetë asistime, ndërsa Cristiano ka 21 gola dhe 11 asistime.

Cristiano Ronaldo (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Ata janë dy nga lojtarët më vendimtar në Evropës dhe do të luajnë një rol të madh në rezultatin e të dyja ndeshjeve.

Rrritja e Grizmann, shkëlqimi i Ronaldos

Te Atletico, Alvaro Morata sapo ka arritur, ndërsa vendi i shartuesit i është besuar Diego Costas.

Simeone: Stadiumi jonë do të jetë shpërthyes
Lexo po ashtu Simeone: Stadiumi jonë do të jetë shpërthyes

Kërcënimi më i madh është Griezmann dhe ata janë të varur nga ai.

Antoine Griezmann. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Atletico dhe Griezmann e ka humbur finalen në Ligën e Kampionëve në vitin 2016, pikërisht nga Ronaldo që luante te Real Madridi.

Ronaldo ka treguar se është i aftë të vazhdojë me të njëjtën gjë dhe pritet të kthehet te golat edhe në Ligën e Kampionëve.

Cristiano Ronaldo . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Juventusit këtë sezon me Ronaldon ka vetëm një qëllim, triumfin në këtë Ligë.

Vlera e Metropolitanos

Përfundimi i këtij viti është në Madrid, në këtë stadium, që është një fakt tjetër që nuk mund të neglizhohet.

Për Atleticon ekziston presioni i shtuar pasi dëshiron të triumfojë në shtëpi, ndërsa për Ronaldon është një shans për të treguar se Real Madridi ka humbur shumë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Kalo në kategori