LAJMI I FUNDIT:

Lansohet programi i ri i bursave “Gratë në energji” për studime në Amerikë

Lansohet programi i ri i bursave “Gratë në energji” për studime në Amerikë

Programi i bursave Women in Energy / Gratë në Energji përkrahë gratë dhe vajzat kosovare për studime në fusha që ndërlidhen me energjinë.

Bursat do të ofrohen për të mbuluar kostot e plota të studimeve në institucione të akredituara ndërkombëtare akademike, me një fokus të veçantë në fushat e teknologjisë, shkencës, matematikës dhe elektro-teknikës.

Millennium Foundation Kosovo (MFK) me fondet qeveritare amerikane do të sigurojë rreth 25 bursa të plota për periudhën kohore 2019-2021, në vlerë prej rreth 1 milion dollarë. Grupi i parë i studenteve kosovare do të vendoset në Kolexhin e Des Moines në shtetin e Iowa (DMACC), në fund të vitit 2019.

Ky është aktiviteti i parë i këtij fondacioni kosovar, në përpjekje për të krijuar mundësi për pjesëmarrjen e grave Kosovare në sektorin e energjisë. Aktivitet tjera të programit Women in Energy /  Gratë në Energji përfshijnë 200 pozita gjashtë-mujore të punës të paguar praktike në sektorin e energjisë si dhe grante grave ndërmarrëse.

Ky program është inicuar dhe mbështetet nga Millennium Foundation Kosovo (MFK), Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) si dhe sektori privat. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=sWcse57Uh6Y

Në trend Lajme

Më shumë
​Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet

​Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet

Lajme
Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

Kronika e Zezë
Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat

Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat

Lajme
Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit

Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit

Lajme
Aeroporti i Tiranës po përfiton nga sfidat e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit

Aeroporti i Tiranës po përfiton nga sfidat e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit

Lajme
Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori