LAJMI I FUNDIT:

Juventus me shitje të arta: Ka tubuar 132 milionë euro për nëntë lojtarë që nuk ishin pjesë e përbërjes së parë

Juventus me shitje të arta: Ka tubuar 132 milionë euro për nëntë lojtarë që nuk ishin pjesë e përbërjes së parë

Juventusi mbetet si një nga klubet me strategji të qarta për të shpenzuar, por edhe për të përfituar nga shitjet.

Klubi vazhdon të funksionojë dhe të menaxhohet shkëlqyeshëm në të gjithë sektorët.


Zonja e Vjetër ka shitur disa futbollistë në këto dy afatet e fundit kalimtare ku ka arritur përfitime të mëdha.

France Football zgjedh klubet më të mëdha në botë – Real Madridi mbretëron, pesë klube angleze në top 10
Lexo po ashtu France Football zgjedh klubet më të mëdha në botë – Real Madridi mbretëron, pesë klube angleze në top 10

I fundit është Alberto Cerri për të cilin Cagliari ka vendosur ta paguajë dëmshpërblimin prej 9 milionë eurove.

Këtë dimër janë shitur edhe emra të rëndësishëm si Medhi Benatia dhe Stefano Sturaro.

Shitja më e madhe mbetet ajo e Mattia Caldaras që kaloi te Milani për 35 milionë euro, por të cilat shkuan në anën e kundër për Leonardo Bonuccin.

Të gjitha lajmet nga Juventusi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Juventusi

Shitja e madhe ishte edhe ajo e portierit të tretë Emil Audero që shkoi te Sampdoria për 20 milionë euro. /Telegrafi/ 

Andres Tello (Benevento, 3 milionë euro)

Giangiacomo Magnani (Sassuolo, 5 milionë euro)

Alberto Cerri (Cagliari, 9 milionë euro)

Medhi Benatia (Al Duhail, 10 milionë euro)

Riccardo Orsolini (Bologna, 12 milionë euro)

Stefano Sturaro (Genoa, 18 milionë euro)

Emil Audero (Sampdoria, 20 milionë euro)

Rolando Mandragora (Udinese, 20 milionë euro)

Mattia Caldara (Milan, 35 milionë euro)

Mattia Caldara (Foto: Twitter/AC Milan)