0Shares

Real Madrid është zgjedhur si klubi më i madh i futbollit në botë nga France Football.

Në edicionin e tyre të shkurtit, janë renditur top 30 klubet më të mira në të gjithë botën dhe dy më të mëdhatë janë nga lartë të Spanja.

Ekipi redaktues mori parasysh disa gjëra si: analizimi i lojtarëve, audiencën televizive, mediat sociale, tifozëria mesatare në stadium, të ardhurat, shpenzimet, vlerën e ekipit në treg dhe rëndësinë historike e klubit, ku kjo e fundit ishte diçka që edhe revista vetë e pranonte, si subjektive.

Ballina e gazetës ‘France Football’

Ishin 85 klube që u shqyrtuan sipas këtyre kritereve.

Real Madrid doli i pari, Barcelona pas tyre, ndërsa në vendin e tretë ishte Manchester United.

Real Madrid (Photo by Denis Doyle/Getty Images) 

Pesë skuadrat në top 10 janë nga Liga Premier, ndërsa Gjermani, Italia dhe Franca kanë nga një ekip.

Bayern Munich, Juve dhe PSG zënë vend në top 10 më të mirat në botë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)