Nga: Bob Dylan (nga albumi “Desire”, 1976)
Përktheu: Besnik Hamiti
U shtriva në dunë, shikova kah qielli
Kur fëmijët ishin kërthinj e luanin në plazh
Më erdhe nga prapa, të pashë kur më kalove pranë
Ke qenë gjithnjë afër dhe ende e arritshme
Sara, Sara
Çfarë të shtyri mendjen të ndërrosh?
Sara, Sara
E lehtë ta shikosh, e vështirë ta përcaktosh
Ende i shoh tek luajnë me kova në rërë
Vrapojnë tek uji t’i mbushin ato
Ende shoh guaskat si u bien nga duart
Kur njëri pas tjetrit kthehen bregut përpjetë
Sara, Sara
I ëmbli engjull i papërlyer, e ëmbla dashuri e jetës për mua
Sara, Sara
Xhevahir shndritës, mistike je grua
Flinim në pyll pranë zjarrit natën
Pinim rum të bardhë në bar portugez
Ata luanin kalixhok e dëgjonin për Borëbardhën
Ti ishe në Pazar të Savanna-la-Mar
Sara, Sara
Të gjitha kthjellët i kujtoj, kurrë s’mund t’i harroj
Sara, Sara
Që të kam dashtë s’jam pishman sa të rroj
Ende më jehojnë tingëllimat e kumbonave të metodistëve
Sapo kisha marrë mehlemin dhe kisha shpëtuar
Pa gjumë për ditë të tëra në Chelsea Hotel
“Sad-Eyed Lady of the Lowlands” për ty duke shkruar
Sara, Sara
Kudo që udhëtojmë, kurrë s’jemi të ndarë
Sara, Sara
Zonjë bukuroshe, aq e dashur për zemrën time
Si të kam takuar? Këtë nuk e di
Lajmëtari më çoi në stuhi tropike
Atje në dimër, rreze hëne në borë ishe ti
Dhe në Lily Pond Lane kur bënte vapë ike
Sara, oh Sara
Sfingë në shenjë akrepi me të pëlhurtë fustan
Sara, Sara
Duhet të më falësh që jam qyqan
Tash plazhi është i braktisur përveç ca leshteriku
Dhe një cope anijeje të vjetër që shtrihen në breg
Ti gjithmonë më gjindeshe ndihmë kur të kërkoja
Më jepje hartën dhe çelësin e derës tënde
Sara, Sara
Nimfë magjepsëse me hark e shigjetë
Sara, oh Sara
Kurrë mos më lër, kurrë mos ik
Bob Dylan – Sara (Lyrics) from Gregory Vasiliou on Vimeo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?