LAJMI I FUNDIT:

PËR VETVETEN

PËR VETVETEN
Jose Luis Borges

Nga: Jorge Luis Borges (Fragment)

… Qysh kur jam verbuar, e vetmja gjë që më ka mbetur është gëzimi për të ëndërruar, për të imagjinuar se mund të shikoj.

Nganjëherë dëshirat e mia shtrihen edhe përtej kësaj ëndrre. Pra, dalin andej dhe hyjnë edhe në botën e zgjimit.

Ka raste, para se të fle apo para se të zgjohem, gjendem duke ëndërruar, duke belbëzuar fraza të paqarta, të pakuptueshme. Këtë përvojë e vërteton thjesht bindja ime se mendja krijuese përherë është aktive, pak a shumë, përherë është duke ëndërruar në mënyrë delikate.

Të flesh është si të ëndërrosh vdekjen. Ashtu siç ëndërron jetën, kur je zgjuar. Nganjëherë, unë nuk mund ta dalloj cila është njëra dhe cila është tjetra …