LAJMI I FUNDIT:

OPORTUNIZMI

OPORTUNIZMI

Poezi nga: Niccolo Machiavelli
Përktheu: Astrit Lulushi

“Kush je ti që dukesh më pak i ëmbël
Ndërsa qiejt zbukurohen me luks
Me pajën tënde?
Pse pra, i shqetësuar?
Pse këto krahë mbi këmbët e tua?”
“Nuk më njeh? Jam, Oportunizmi
Arsyeja që kurrë nuk rri në një vend
Është se rrota kam nën këmbët e mia;”
“Më thuaj, kush është ai që të shoqëron?”
“Quhet Pendimi, i cili më mbron mua!”