LAJMI I FUNDIT:

REL: Thaçi i ka premtuar NATO-s më 2013 se s’do të hyjë me Ushtri në veri

REL: Thaçi i ka premtuar NATO-s më 2013 se s’do të hyjë me Ushtri në veri

Hashim Thaçi i kishte premtuar NATO-s në vitin 2013, se FSK-ja nuk do të shkojë në veri pa “pajtimin e KFOR-it”, ka mësuar Radio Evropa e Lirë në edicionin e gjuhës serbe.

Burimet e Radio Evropa e Lirë brenda NATO-s, pohojnë se ka pasur shkëmbim letrash mes kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Fogh Rasmussen, transmeton Telegrafi.


“Në thelb, kryeministri Thaçi kishte marrë për obligim që FSK-ja nuk do të shkojë në pjesën veriore të lumit Ibër pa marrëveshje me komandantin e KFOR-it”, ka deklaruar një burim i Radio Evropa e Lirë brenda NATO-s.

Ky burim ka konfirmuar se ai dokument asnjëherë nuk është publikuar për shkak të nuk ka pasur asgjë të nënshkruar.

“Nuk është një marrëveshje. Është një shkëmbim privat i letrave mes kryeministrit të atëhershëm Thaçi dhe Sekretarit të Përgjithshëm Rasmussen”, ka shtuar ky burim.

Sipas të njëjti burim, ky shkëmbim letrash ka ndodhur në kohën pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel dhe pasi që ka rifilluar dialogu në vitin 2013.

Sekretari aktual i NATO-s, Jens Stoltenberg, në dy raste brenda dy ditëve u ka thënë autoriteteve të Kosovës së FSK-ja nuk mund të kalojë në pjesën veriore të Kosovës, “pa pajtim me komandantin e KFOR-it”.

Për këtë këndvështrim, shefi i Aleancës mbështetet në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 që ishte arritur mes kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq. Sipas Stoltenbergut, marrëveshja e Brukselit “deklaron qartë se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri pa pajtimin e komandantit të KFOR-it”.

Sipas REL-it, asnjë nen i marrëveshjes së arritur në Bruksel nuk flet për çështjen e FSK-së. Kjo ishte konfirmuar në mënyrë indirekte nga Maja Kocijançiq, zëdhënëse e BE-së, e cila kur u pyet të sqarojë nenin e marrëveshjes lidhur me çështjen e FSK-së.

“Marrëveshja e Brukselit e arritur në muajin prill të vitit 2013, parasheh integrimin e strukturave të sigurisë në Kosovë dhe obligimet e palëve në të. Bashkimi Evropian pret nga Kosova të vazhdojë përmbushjen e obligimeve të veta në bazë të sigurisë së kësaj marrëveshje dhe bazuar në prezencën ushtarake ndërkombëtare”, ka shkruar Kocijançiq në një përgjigje.

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, në anën tjetër ka deklaruar se marrëveshja për ndalimin e hyrjes së FSK-së në pjesën veriore është pjesë e marrëveshjes së Brukselit.

“Në vitin 2013, një marrëveshje ishte arritur lidhur me angazhimin e FSK-së. Bazuar në këtë marrëveshje, FSK-ja duhet të ketë pajtimin nga komandanti i KFOR-it para se të kalojë në pjesën veriore të Kosovës”, ka deklaruar Grasso.

Megjithatë, siç kanë shpjeguar zyrtarët e Aleancës për REL-in, kur bëhet fjalë për marrëveshjen e Brukselit në kontekstin e FSK-së, zyrtarët e NATO-s marrin parasysh shkëmbimin e letrave mes ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Andreas Fogh Rasmussen dhe kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, e jo marrëveshjes së Brukselit që ishte arritur nga kryeministri Thaçi dhe homologu serb, Ivica Daçiq.

Çështja e FSK-së është aktualizuar së fundmi në shtabin e përgjithshëm të NATO-s, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës që FSK-ja të transformohet në Ushtri.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë javës së kaluar ka deklaruar para gazetarëve se pas formimit të Ushtrisë, së e ka dërguar një letër të re në Shtabin e përgjithshëm të NATO-s, përmbajtjen e të cilës ka refuzuar ta zbulojë para mediave. Sidoqoftë, disa burime në Aleancë i kanë thënë REL-it se nuk janë në dijeni për arritjen e çfarëdo letre nga kabineti i presidentit të Kosovës në Shtabin e përgjithshëm të NATO-s.

Vendimi për ta formuar Ushtrinë e Kosovës nuk kishte hasur në reagime pozitive nga aleatët, ku edhe janë duke u rivlerësuar marrëdhëniet me FSK-në. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori