LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i varur me litar një shtetas i huaj në Prishtinë

Gjendet i varur me litar një shtetas i huaj në Prishtinë

Një person i moshës 60 vjeç, shtetas i huaj është gjetur i vdekur sot në shtëpinë e tij.

Rasti ka ndodhur rreth orës 09:00 në rrugën “Behie Dashi” në Prishtinë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Agron Borovci.

“Më datë 13.02.2019 rreth orës 09:00 policia ka marrë informatën për një person i cili dyshohet të jetë vetëvarur në rrugën “Behie Dashi” në Prishtinë.


Viktima një mashkull rreth 60 vjeç, shtetas i huaj, është gjetur i varur me litar në shtëpinë në të cilën dyshohet se ka qenë duke banuar i vetëm”, ka bërë të ditur Borovci.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht kanë nisur një hetim lidhur me ndriçimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. /Telegrafi/