LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Kulturës: Do të shqyrtohen të gjitha aplikacionet e refuzuara

Ministria e Kulturës: Do të shqyrtohen të gjitha aplikacionet e refuzuara

Që nesër, komisionet në ministrinë e Kulturës do të fillojnë të me shqyrtimin e të gjithë aplikacioneve të refuzuara.

“Ju njoftojmë se nesër (11.02.2019) me fillim në orën 10:00 në hapësirat e ministrisë së Kulturës, do të fillojnë me punë të gjitha komisionet profesionale të veprimtarive të veçanta të cilat do të kenë për detyrë që përsëri t’i shqyrtojnë të gjitha aplikacionet që ishin refuzuar në konkurset vjetore të Ministrisë së Kulturës për vitin 2019”, thonë nga ministria e Kulturës, njofton Telegrafi Maqedoni.


Vendimet për të gjitha aplikacionet e refuzuara do të anulohen, thonë nga ministria e kulturës, dhe pas shqyrtimit të tyre të sërishëm, nëse përcaktohen parregullsi, lista e projekteve të mbështetura me interes nacional do të plotësohet./Telegrafi/