LAJMI I FUNDIT:

Sergio Ramos, një hap larg lavdisë dhe rekordit

Sergio Ramos, një hap larg lavdisë dhe rekordit

Sergio Ramos është në afër historisë në El Clasico, ku i kanë mbetur vetëm edhe tri takime që t’i zhvillojë në ndeshjet Real Madrid – Barcelona.

Nëse mbrojtësi luan në secilën nga këto tre ndeshje brenda muajit, ai do ta barazojë rekordin e mbajtur nga Paco Gento, Xavi dhe Manuel Sanchis, që kanë më shumë paraqitje në këto ndeshje.

Statistika, analizë dhe parashikim: Barcelona - Real Madrid
Lexo po ashtu Statistika, analizë dhe parashikim: Barcelona - Real Madrid

Nga këta tre emra, vetëm Gento e ka nisur nga minuta e parë secilën prej 42 ndeshjeve të tij – diçka që Ramos mund të imitojë, pasi deri më tani ka filluar  në secilën prej 39 paraqitjeve të tij.


Sergio Ramos, kapiten i Real Madridit . (Photo by Alex Caparros/Getty Images )

E para e tij erdhi në vitin 2005, kur Ronaldinho e turpëroi disa herë mbrojtjen e Los Blancos dhe u përshëndet në fund të ndeshje nga turma në Santiago Bernabeu.

Luis Suarez - Karim Benzema, 'lufta' për 9-shin më të mirë
Lexo po ashtu Luis Suarez - Karim Benzema, 'lufta' për 9-shin më të mirë

Gjatë karrierës së tij në këto ndeshje, Ramos kishte shënuar katër gola dhe e mban rekordin e kartonëve të kuq, pesë.

Samos në duel me Luis Suarezin . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Kapiteni i Real Madridit, ka qenë pothuajse gjithmonë pika kryesore në El Clasico gjatë dekadës së shkuar.

Në mungesë të Cristiano Ronaldos, Ramos është rritur si e udhëheqës i skuadrës.

Sergio Ramos duke festuar . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Që nga largimi i portugezit, qendërmbrojtësi i ka goditur penalltitë, edhe me Julen Lopeteguin, po ashtu edhe me Santiago Solarin.

Nëse ka penallti, mund të ketë edhe ‘Panenka’ në Camp Nou. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tjetër ndeshje, tjetër moment diskutabil kundër Real Madridit: A ishte penallti?

Tjetër ndeshje, tjetër moment diskutabil kundër Real Madridit: A ishte penallti?

La Liga
Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Boks
Befason me deklaratën ylli i Barcelonës: Penalltia e Alvarez u anulua me të drejtë

Befason me deklaratën ylli i Barcelonës: Penalltia e Alvarez u anulua me të drejtë

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

La Liga
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori