Nga: Manuel Vicent
Përktheu: Bajram Karabolli
Nëse ke mbiemrin thjesht Garsia, ke pasaportë kolumbiane, udhëton në klasën e parë me tetë valixhe, pa shtuar më mustaqet e tua, dhe zbret në Los Anxhelos, je i dënuar të kalosh në një kthinë të aeroportit, ku një polic të shtrin barkas, dhe, kur askush nuk e di se ti ke shkruar “Njëqind vjet vetmi”, do të ngelesh i kënaqur nëse nuk të kontrollojnë zorrën e trashë deri në imtësi.
Nuk do të ishte kjo e vetmja fyerje që do të pësonte atë ditë Gabriel Garsia Markes (García Márquez). Me t’u kthyer nga Los Anxhelosi, ku kishte shkuar për të mjekuar kancerin dhe ku e kishin marrë për narkotrafikant, pikërisht atë natë, gjatë darkimit në lokalin e Huan Mari Arzakut në lagjen Polanko, në qytetin e Meksikos, kuzhinieri dhe shkrimtari qenë ulur në një tavolinë dashamire me disa miq. Garsia Markesit sikur nuk i erdhi mirë kur pa se askush nuk e begenisi e nuk e përshëndeti fare, përkundrazi, të gjitha nderimet dhe përqafimet ishin për kuzhinierin, kur mu përpara hundës së këtij klientët braktisnin restorantin. “Rrofsh, Huan Mari, na ke kënaqur me këta koçanë të sheqerosur”, i tha një nga shokët e tavolinës. “Faleminderit për këtë tavën me barbunjë, kaq të shijshme. Të puthim duart, mjeshtër Arzak”, gati klithi një çift rrondokopësh, plot përulësi.
Kohë të lumtura ato kur një shkrimtar publikonte një roman me të cilin korrte sukses të madh dhe mund të jetonte i qetë, sepse askush nuk ia njihte fytyrën. Sot figura publike e shkrimtarit është një mjet i domosdoshëm në promovimin e punës së tij; në fakt, është kthyer në një produkt më shumë i zinxhirit botues. Fytyra e tij e lidhur me famën ka hyrë në botën e cirkut deri në atë pikë sa disa autorë të famshëm, kudo qofshin, urdhërojnë paraprakisht një majmun që të t’i bjerë tamburit.
“Gjithë ceremonitë janë të përmortshme”, thotë Gomes de la Serna. Të gjithë udhëtojmë drejt anonimatit, vetëm se mediokrit arrijnë pak më shpejt, afirmon Borhes.
Në të ardhmen, gjithë qytetarët e botës do të jenë të famshëm brenda një çerek ore, ka thënë Warhol ose ndryshe, brenda një çerek ore i tërë njerëzimi do të arrijë lavdinë, them unë, veçse në betejën krijuese midis stomakut dhe trillimit të fabulave, një kuzhinier gjithnjë do të dalë fitues ndaj një shkrimtari. Dhe ja, unë pashë me sy se si “Njëqind vjet vetmi” u mund fare lehtë nga një tavë me peshk.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAli Lajçi për pranverën shqiptare ’81
Beteja e Albulenës: 560 vjet nga fitorja e pazakontë e Skënderbeut
Rishikimi i dekadave të fundit të Mikelanxhelos
Afera e çuditshme e Gjermanisë së pasluftës me krautrok
Jeta dhe vepra e Rexhep Mitrovicës: Duhet t’ia lëshojmë rrugën punës, jo fjalëve të thata
KËNGA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës