LAJMI I FUNDIT:

Panucci shihet si pasues i Di Francescos te Roma

Panucci shihet si pasues i Di Francescos te Roma
Christian Panucci (Foto: Adam Pretty/Getty Images/Guliver)

Ish-mbrojtësi i Romës dhe i Italisë, tani trajner i Shqipërisë, Christian Panucci është paraqitur si një pasues i mundshëm i Eusebio Di Francesco.

Gjatë ditës u raportua se drejtuesit e klubit, në veçanti presidenti i Romës, James Pallota i ka dhënë besim trajneri italian në stolin e klubit Gialloross.


Por, mediat italiane vazhdojnë të raportojnë se puna e Di Francescos është në rrezik dhe vazhdimisht po lidhen emra të ndryshëm për stolin e Romës.

Di Francesco merr besimin nga Roma, as humbja nga Milani nuk e shkarkon trajnerin italian
Lexo po ashtu Di Francesco merr besimin nga Roma, as humbja nga Milani nuk e shkarkon trajnerin italian

Calciomercato.com citon një raport të Il Messaggero duke thënë se Di Francesco është afër të largohet nga Olimpico.

Eusebio Di Francesco (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Ky raporton shton se trajneri i kombëtares shqiptare, Panucci, shihet si emër i nxehtë për të pasuar ish-trajnerin e Sassuolos.

Panucci duke festuar një gol me fanellën e Romës (Foto: New Press/Getty Images/Guliver)

Di Franceco është nën presion dhe presioni është në rritje në Olimpico dhe mund të humbasë punën e tij nëse humbasin ndaj Milanit të dielën.

Monchi: Di Francesco nuk është në rrezik për t'u shkarkuar
Lexo po ashtu Monchi: Di Francesco nuk është në rrezik për t'u shkarkuar

Panucci, nga ana e tij, bëri më shumë se 300 paraqitje për Romën midis viteve 2001 dhe 2009, duke fituar dy herë Kupën e Italisë.

45-vjeçari – i cili ka luajtur 57 herë për Italinë – është aktualisht trajner i Shqipërisë, ndërsa më parë ka qenë ndihmës i Fabio Capellos te Rusia dhe ka punuar në Serie B me Livornon dhe Ternanan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova realizoi gol

Edon Zhegrova realizoi gol "alla Messi" kundër Lyonit - por Fonseca i kërkon falje për atë që i bëri gjatë ndeshjes

Ligue 1
Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori