LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje me kritika për Projektligjin e arsimit të lartë

Vetëvendosje me kritika për Projektligjin e arsimit të lartë

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur tryezë me njohës të arsimit për të debatuar mbi Projektligjin për arsimin e lartë.

Aty u theksua se projektligji ka mangësi të mëdha dhe duhet shqyrtuar me kujdes, për ta ndryshuar me anë të amendamenteve.


Shefi i Grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se problemet në arsim  janë evidente.

Sipas tij, ndikimet politike janë të larta dhe kushtet që mësojnë studentët janë të dobëta.

Ndërsa, udhëheqësi  i Komisionit parlamentar për arsim, Ismajl Kurteshi tha se ky komision e ka shqyrtuar në parim këtë projektligj, ndërsa pas votimit në lexim të parë do të fillojë puna e mirëfilltë për të.

Sipas tij, atëherë komisioni mund të punojë rreth ndryshimeve në këtë projektligj me anë të amendamenteve rreth 40 për qind të ligjit.

Dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli  tha se edhe më herët  ka pasur ministra që kanë iniciuar proces ndryshimet për Projektligjin për arsim të lartë, mirëpo siç thotë ai në shumicën e rasteve propozimet e tyre  janë deformuar  dhe nuk janë pasqyruar si duhet.

Ndërsa, kishte  një porosi për institucionet shtetërore që të fokusohen më shumë në  sektorin publik se sa në atë privat.

Për trupën e Agjencisë Kosovare për Akreditim tha se ministri nuk duhet të emëroj këta sepse po vendosen me direktiva politike.

“Ministri nuk duhet të emërojë trupin e AKA-së, sepse po emërohen me direktiva politike. Duhet të ndërpritet se është një organ qe duhet të veprojë në mënyrë profesionale”, tha Dugolli, raporton KP.

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori