LAJMI I FUNDIT:

Avokati Koci: Dick Marty po vajton dështimet e tij për “Shtëpinë e verdhë”

Avokati Koci: Dick Marty po vajton dështimet e tij për “Shtëpinë e verdhë”

Avokati kosovar, Arianit Koci, ka komentuar deklarimet e ish- Raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, lidhur me pretendimet e tij se Tribunali i Hagës ka zhdukur “dëshmitë” e tij të prezantuara në raportin për të ashtuquajturën “Shtëpi e verdhë”.

Koci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “kur pretendimet e pabazuara të Dick Martyt, ish-raportuesit të Këshillit të Evropës lidhur me shtëpinë e verdhë, pas hetimeve po dalin të jenë të pavërteta, senatori zviceran u kthehet mediave serbe, dhe pohon se Tribunali i Hagës i ka thënë se ‘ato dëshmi lidhur me shtëpinë e verdhë më nuk ekzistojnë dhe se i kanë hequr, sepse edhe ashtu askujt s’i shërbenin’”.


Postimi i plotë i Kocit:

“Kur Marty vajton dështimet e veta

Kur pretendimet e pabazuara të Dick Martyt, ish-raportuesit të Këshillit të Evropës lidhur me shtëpinë e verdhë, pas hetimeve po dalin të jenë të pavërteta, senatori zviceran u kthehet mediave serbe, dhe pohon se Tribunali i Hagës i ka thënë se “ato dëshmi lidhur me shtëpinë e verdhë më nuk ekzistojnë dhe se i kanë hequr, sepse edhe ashtu askujt s’i shërbenin”.

Aludimet e z.Marty janë të qarta: Tribunali i Hagës – një gjykatë me renome botërore, nuk e ka kryer punën si duhet.

Të gjithë e kanë gabim, vetëm ish senatori zviceran e paska mirë.

Sidoqoftë, besoj që një raportues i Këshillit të Evropës, pas dorëzimit të raportit duhet të pres derisa organet tjera t’a kryejnë punën e vet. Në këtë rast Prokuroria dhe Gjykata.

Çështjet penale zgjidhen në Gjykatë e jo në media. Z. Marty, si ish-prokuror e din këtë shumë mirë.

Me deklarimet e tilla, me aludime të qarta, po shkelet parimi i prezumimit të pafajësisë i cili është i garantuar me Kushtetutë, ligje dhe konventa ndërkombëtare, dhe intervistat e tilla mund të cilësohen si tentativë për ndikimin në punën e Prokurorisë dhe Gjykatës”, ka shkruar Koci.

Ish- Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, ditëve të fundit ka qenë shumë prezent në mediat serbe me pretendimet e tij se Tribunali i Hagës i ka larguar “dëshmitë” e tij lidhur me “Shtëpinë e verdhë”.

Arianit Koci është avokat i ish-Komandantit të UÇK-së për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafës-Remit, i cili më 14 janar u intervistua nga prokrori i Prokurorisë Special në Hagë, në cilësinë e dëshmitarit të dyshuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori