Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës kanë pësuar një hov të konsiderueshëm gjatë dhjetorit të 2018. Nga të dhënat e Institutit të Statistikave konfirmohet se eksportet në këtë periudhë u rritën me 44.5 për qind.
Kreu i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi, shpjegon se taksa e vendosur nga Kosova për mallrat Serbe ka rezultuar pozitive për bizneset shqiptare.
“Shqipëria, nga një importuese e drithërave nga Kosova dhe Serbia, tashmë po eksporton drejt Serbisë, për shkak se industria jonë përpunuese e drithërave është e avancuar dhe konkurruese në një ekonomi me rregulla të barabarta loje. Po kështu ka edhe produkte të tjera kryesisht mallra ushqimore. Materialet e ndërtimit kanë qenë prezentë edhe më parë”, ka thënë Zusi, raporton Oranews.
Por pavarësisht kësaj, biznesi shqiptar ngre si shqetësim tarifat doganore. Pavarësisht nismave të dy qeverive, kostot mbeten një tjetër pengesë për të cilën kërkohet të ndërhyhet sa më parë.
“Kalimi i 1 mijë eurove mall, që mund të konsiderohet një tregti e vogël dhe e mesme, kërkon tarifa të shërbimeve që kapin vlerën e afro 250 euro, për secilin operacion. Përveç kohës së shërbimit që shkon disa orë në pikën doganore, atëherë nuk kemi për të pasur zhvillim të tregtisë”, shtoi ai.
Në mes të nëntorit Kosova vendosi një taksë 100% ndaj mallrave serbe. Reflektimi në rritjen e eksporteve në vend ishte i menjëhershëm dhe nga një analizë e të dhënave konstatohet se nëngrupin materiale ndërtimi dhe minerale kanë pësuar rritjen më të ndjeshme. Kjo rritje konstatohet se ka ardhur nga rieksporti, ku kompanitë shqiptare të karburanteve importojnë nga vendet e tjera dhe shesin në Kosovë por edhe nga nafta e prodhuar në rafineritë e vendit. Çeliku është një tjetër produkt që ka pësuar rritje të ndjeshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës