LAJMI I FUNDIT:

Quagliarella barazon rekordin 25-vjeçar të Batistutas në Serie A, shënon 11 ndeshje radhazi

Quagliarella barazon rekordin 25-vjeçar të Batistutas në Serie A, shënon 11 ndeshje radhazi
Fabio Quagliarella (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Fabio Quagliarella e ka barazuar rekordin e të gjitha kohërave nga Gabriel Batistuta, duke shënuar në 11 ndeshje radhazi në Serie A.

Sulmuesi italian ka bërë një arritje të jashtëzakonshme në prag të përfundimit të karrierës duke shënuar në 11 ndeshje radhazi.

Quagliarella këtë arritje e bëri vetëm pak ditë pas ditëlindjes së tij të 36-të, e cila ishte gjatë të enjtes.


Quagliarella nuk ndalet, vetëm Batistuta ka shënuar në më së shumti ndeshje radhazi në Serie A
Lexo po ashtu Quagliarella nuk ndalet, vetëm Batistuta ka shënuar në më së shumti ndeshje radhazi në Serie A

36-vjeçari kompletoi arritjen e rekordin në takimin e mbrëmjes së shtunë ndaj Udineses  në Marassi, duke shënuar me ftohtësi një penallti.

Batistuta gjeti rrjetën në secilin nga 11 ndeshjet e para të sezonit 1994-95 për Fiorentinën, duke bërë që ky rekord të mbetet për plot 25 vite.

Festa e Quagliarellas pas golit të rekordit (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, Quagliarella ka shënuar në 11 paraqitjet e tij të fundit të Serie A, sepse gjatë fillimit të kampionatit kaloi një ndeshje në stol.

Kur mosha nuk është problem: Sulmuesit që pavarësisht viteve mbi supe, vazhdojnë të shënojnë shumë gola
Lexo po ashtu Kur mosha nuk është problem: Sulmuesit që pavarësisht viteve mbi supe, vazhdojnë të shënojnë shumë gola

Veterani italian ishte në stol në humbjen 4-1 ndaj Romës më 11 nëntor.

Megjithatë, ai ka shënuar 16 gola gjatë deri më tani këtë sezon dhe është në krye të listës së golashënuesve në Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori