LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Ka dyshime se prapa grevës së arsimtarëve qëndrojnë Thaçi dhe PDK (Video)

Mushkolaj: Ka dyshime se prapa grevës së arsimtarëve qëndrojnë Thaçi dhe PDK (Video)

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se sindikatat në Kosovë janë të politizuara, por edhe arsimi është i politizuar.

Mushkolaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se sot, të punësohesh në arsim duhet të jesh militant i subjektit politik që është në pushtet në komunën e caktuar.

Analisti ka thënë se ka mendime në opinionin publik madje ka deklarime edhe nga zyrtarë të AAK-së se grevat po organizohen nga Thaçi dhe PDK, si shenjë presioni ndaj kryeministrit Haradinaj.


“Zhvillimet rreth taksës, e kanë politizuar edhe më shumë çështjen e grevave. Njerëzit mendojnë se thjeshtë PDK-ja dhe presidenti Thaçi po interferojnë në grevat e arsimtarëve në mënyrë që të hiqet taksa për shkak se është në funksion të vazhdimit të dialogut, që presidenti Thaçi e mbështetë”.

Mushkolaj ka thënë se Haradinaj me ngritjen e pagës së tij, nuk ka të drejt morale të kërkojë nga sindikatat që të mos kërkojnë ngritje të pagave.

Sipas analistit ka edhe dyshime nga vetë partneri i PDK-së në koalicion, se PDK ka gisht në këto greva.

Ismaili: Me kthimin e Isa Mustafës, LDK u shkëput nga ideologjia e Vetëvendosjes (Video)
Lexo po ashtu Ismaili: Me kthimin e Isa Mustafës, LDK u shkëput nga ideologjia e Vetëvendosjes (Video)

“Këto dyshime (për interferim të PDK-së në greva) po vijnë edhe nga partia e z.Haradinaj. Ka edhe deklarata nga AAK se ekzistojnë mundësia që ky organizim po bëhet për të detyruar Haradinajn të tërhiqet nga taksa”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj./Telegrafi/