LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim për zgjedhjet për kryetar të Prishtinës

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim për zgjedhjet për kryetar të Prishtinës

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dhënë vendimin për përsëritjen apo jo të balotazhit mes Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit, në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula.


Sipas tij, përkundër raportimeve mediale mbi vendimin e kësaj Gjykate, gjykata ende nuk ka marrë një vendim të tillë.

“Nuk është e vërtetë, është spekulim medial. Lënda ka hyrë në fazën e përfundimtare të shqyrtimit, se kur do të merret vendimi kjo varet nga Gjykata. Momentin që merret vendimi ai përgatitet, iu dërgohet palëve që janë të përfshira në rast dhe publikohet në web faqen zyrtare. Deri në atë moment nuk ka ndonjë vendim të Gjykatës”, ka thënë Dula për Telegrafin.

Ndryshe, për më shumë se një vjet, Shpend Ahmeti është duke qeverisur me komunën e Prishtinës. /Telegrafi/