LAJMI I FUNDIT:

Cakaj: Transferimi institucional nuk nënkupton ndryshim objektivash strategjike dhe politike të Qeverisë shqiptare në politikën e jashtme (Video)

Cakaj: Transferimi institucional nuk nënkupton ndryshim objektivash strategjike dhe politike të Qeverisë shqiptare në politikën e jashtme (Video)

Gent Cakaj nga Kosova është ‘de facto’ ministër i Jashtëm i Shqipërisë nga e mërkura, pas delegimit të detyrës së shefit të diplomacisë shqiptare nga Edi Rama.

Cakaj në fjalën tij, ka thënë se akuzat në drejtim të tij, kanë qenë të pabaza dhe absurde.


Edi Rama ia delegon drejtimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakajt (Video)
Lexo po ashtu Edi Rama ia delegon drejtimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakajt (Video)

“Të qenit drejtues i këtij institucioni me kompetenca të deleguara nga zotëri Edi Rama, është një start goxha i garantuar në dritën e zjarrit të akuzave të pa baza. Delegimi i kompetencave te një ministër 28 vjeçar nuk vë në diskutim masën e qëndrueshme të rezultateve dhe gamën e gjerë të sukseseve që kjo ministri ka pasur. Mosha ime u konsiderua si faj dhe u përballa me një sërë akuzash”, tha ministri Gent Cakaj.
Ai theksoi se puna që i pretë në Ministrinë e Jashtme është e madhe.

“Ky transferim autoriteti institucional nga zoti Bushati të cilin e falënderoj tek unë nëpërmjet kryeministrit Rama të cilin nuk di si ta falënderoj për besimin e dhënë. Nuk nënkupton asnjë ndryshim objektivash strategjike dhe politike të Qeverisë shqiptare në politikën e jashtme. Ne do të vazhdojmë pa asnjë diskutim të shtyjmë më me vullnet përpara rrugën e integrimit. Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, të intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale. Si edhe kryeministri Rama e ka nënvizuar ne duam të rrisim më tej komunikimin, ndërveprimin me faktorin shqiptar në veçanti. në kohën që po vjen do jemi gjithmonë e më afër tyre sikurse ata gjithherë më afër nesh. Kjo vëmendje e shtuar në politikën rajonale nuk duhet të lexohet si shenjë e lëshimit në agjendën evropiane”, tha ministri i deleguar Gent Cakaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori