LAJMI I FUNDIT:

Rumania kërkon nga Kosova dhe Serbia të abstentojnë nga veprimet që minojnë arritjen e marrëveshjes

Rumania kërkon nga Kosova dhe Serbia të abstentojnë nga veprimet që minojnë arritjen e marrëveshjes

Rumania mbështet dialogun dhe domosdoshmërinë e sigurimit të një marrëveshje më përputhje me vlerat themelore të BE-së, tha shefi i zyrës ndërlidhëse të Rumanisë në Prishtinë, Daniel Onisor.

Sipas tij prioritet i Presidencës Rumune të Këshillit të Bashkimit Evropian, është gjetja e bazës së përbashkët për përparim.


Në anën tjetër, shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se autoritetet duhet të sigurojnë arsim cilësor dhe siguri ligjore.

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë, Daniel Onisor ka theksuar se Rumania e mbështet dialogun mes Serbisë e Kosovës, për një marrëveshje në përputhje me vlerat evropiane. Mirëpo, sipas tij, të dyja palët duhet t’i shmangin veprimet që pamundësojnë arritjen e marrëveshjes.

“Ne duam të theksojmë se qasja jonë gjatë presidencës, do të jetë një ndërmjetësi të ndershme, pavarësisht nga pozicioni kombëtar për statusin e Kosovës. Siç jeni në dijeni, kjo qasje pozitive nga ana jonë bën të mundur nisjen e studimit të fizibilitetit, i cili përfundoi me nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim-asociimit, fillimin e procedurave për liberalizimin e vizave dhe mund të vazhdojnë me shembuj. Rumania mbështet dialogun dhe domosdoshmërinë e sigurimit të një marrëveshje më përputhje me vlerat themelore të BE-së. Harmonia sociale dhe respektimi i pjesëtarëve të pakicave kombëtare janë pjesë e këtyre vlerave. Në veçanti, ne besojmë se është e rëndësishme për të dyja palët dhe akterët relevant politik të abstenojnë nga çdo gjest që minon mundësinë e arritjes së një marrëveshje”, tha ai.

Duke treguar kështu prioritetet e presidencës së Rumanisë në Prishtinë, ai mes tjerash tha se duke pasur parasysh perspektiven e zgjedhjeve evropiane në maj, do t’i kushtojnë rëndësi përpjekjeve për të avancuar dhe mbyllur sa më shumë dosje legjislative në muajt e parë të mandatit.

“Detyra jonë si Presidencë, do të jetë gjetja e bazës së përbashkët për përparim. Ne jemi te bindur se çelësi për këtë rrugë është kohezioni dhe për këtë arsye e kemi zgjedhur për moton tonë dhe temën qendrore të presidencës sonë ‘Kohezioni si një vlerë e përbashkët evropiane’”, tha Onisor.

Ndërsa, shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se është kënaqësi të shoh që prioritet i Presidencës Rumune, është fokusimi në proces të zgjerimit të BE-së, lajm ky që sipas saj është shumë i mirë për Kosovën dhe rajonin e Ballkanin në tërësi.

“Të gjithë duam që Kosova të ketë sukses dhe të jemi të lumtur me çdo përparim të bërë. Duam të shohim këtë vit në mënyrë që njerëzit mund të ndërtojnë një të ardhme të mirë për veten dhe për fëmijët e tyre. Ne kujdesimi për kohezionin në Evropë dhe kjo nënkupton gjetjen e një bazë të përbashkët për përparim edhe në Kosovë, si pjesë të Evropës”, ka thënë Apostolova.

Ajo mes tjerash tha se është i domosdoshëm stabiliteti, zhvillimi politik, ekonomik dhe social. Duke përmendur kështu investimet e BE-së në Kosovë për të realizuar këto prioritete.

“Nuk ka stabilitet dhe përparim pa sigurinë e vendeve të punës, arsim të mirë, ambient te pastër dhe të sigurt. Autoritetet duhet të krijojmë klimë për ndërmarrësi dhe investime, të sigurojnë arsim cilësor dhe siguri ligjore dhe të tregojnë kujdes për shëndetin e njerëzve duke u kujdesur për mjedisin. BE-ja investon gati 100 milionë euro në vit në Kosovë për të bërë realitet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe një sundim të forte të ligjit”, tha ajo.

E kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje vendeve të BE-së që të mbështesin Kosovën në heqjen e vizave, në mënyrë që qytetarët të lëvizin të lirë.

Ai mes tjerash ka falënderuar Qeverinë Rumune për hapjen e Presidencës Rumune në Kosovë në muajt në vazhdim, raporton KosovaPress./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori