LAJMI I FUNDIT:

Ngritët aktakuzë ndaj kompanisë në të cilën humbi jetën një punëtor

Ngritët aktakuzë ndaj kompanisë në të cilën humbi jetën një punëtor

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë kundër personit juridik gjegjësisht kompanisë së stiroporit me seli në fshatin Mushnikovë – Komuna e Prizrenit, dhe kundër personit përgjegjës me inicialet A.B., për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Sipas aktakuzës, i ndjeri S.A., nga fshati Lubizhdë – Komuna e Prizrenit ka qenë i angazhuar me kontratë sezonale në fabrikën e stiroporit pronë e të akuzuarit A.B.


Kështu, me datë 30.06.2018, rreth orës 11:30 në fabrikën e stiroporit e cila gjendet në fshatin Mushnikovë – Komuna e Prizrenit, derisa i ndjeri ishte duke punuar në vendin e tij të punës në makinën për riciklimin e mbeturinave të stiroporit, dhe duke mos qenë i trajnuar dhe udhëzuar për mënyrën e përdorimit të makinës, në një moment e kap thesin e mbeturinave pezull dhe tenton ta shkund në makinë, dhe papritmas në mungesë të masave mbrojtëse, makina duke e tërhequr thesin, e tërheq edhe viktimën bashkë me të, me ç’rast i njëjti edhe humb tragjikisht jetën.

Në këtë mënyrë, i akuzuari A.B., si person juridik dhe si person përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, nuk vepron në pajtim me dispozitat apo rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës dhe me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga neni 367, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe paragrafin 7 të KPRK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori