LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë kundër shtatë të pandehurve për shpërndarje dhe blerje të narkotikëve

Aktakuzë kundër shtatë të pandehurve për shpërndarje dhe blerje të narkotikëve

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër, D.G, B.A, E.A, L.F për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 273 i KPRK-së, dhe ndaj të pandehurve B.B. dhe M.K., për veprën penale “Posedimi paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 275, të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, të pandehurit D.G., B.A., E.A, dhe L.F., në periudha të ndryshme kohore, si bashkëkryes kanë blerë dhe shpërndarë lloje të ndryshme të narkotikë, me çka kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 273 i KPRK-së.


Ndërsa dy të pandehurit tjerë, B.B dhe M.K., sipas aktakuzës, kanë blerë lloje të narkotikëve (marihuan dhe kokainë) me qëllim posedimi nga të pandehurit B.A., E.A, dhe L.F, me çka kanë kryer veprën penale “Posedimi paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 275, të KPRK-së.

Sipas një njoftimi, me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila i vihet në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori