LAJMI I FUNDIT:

Roma dhe Interi në garë për Zapatan

Roma dhe Interi në garë për Zapatan
Duvan Zapata duke festuar për fitoren ndaj Frosinones (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Raportohet se Roma dhe Interit kanë shfaqur interesim për të nënshkruar me Duvan Zapatan e Atalantas.

Sulmuesi kolumbian po kalon formë të mirë këtë sezon, tashmë ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar pesë asistime për skuadrën e Gian Piero Gasperinit.


Së fundmi lojtari arriti të shënojë katër gola në ndeshjen kundër Frosinones, kur zikaltrit e fituan me rezultat 5-0.

I pandalshëm këtë sezon Duvan Zapata (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Sipas Calciomercatoweb.it,  këto shifra kanë bërë që lojtari të vendoset në listën e dëshirave të Interit dhe Romës.

Giallorossëve iu duhet më shumë pasi Edin Dzeko dhe Patrik Schick po kalojnë në një formë jo të mirë. Por, kush do që ta blejë 27-vjeçarin duhet të paguajë 40 milionë euro.

Modric ia mbyll dyert Interit: Jam i lumtur te Reali, dua të qëndroj më gjatë
Lexo po ashtu Modric ia mbyll dyert Interit: Jam i lumtur te Reali, dua të qëndroj më gjatë

Zapata është huazuar nga Sampdoria në verën e fundit për 14 milionë euro, por me mundësi blerje për 12 milionë tjerë.

Ish-ylli i Estudiantes në Serie A është që nga viti 2013 ku ka luajtur për skuadra si Napoli, Udinese, Sampdoria dhe Atalanta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori