LAJMI I FUNDIT:

Gattuso e lë jashtë skuadrës së Milanit për ndeshjen ndaj Genoas, Higuain afër largimit

Gattuso e lë jashtë skuadrës së Milanit për ndeshjen ndaj Genoas, Higuain afër largimit
Gattuso dhe Higuain

Gonzalo Higuain është lënë jashtë skuadrës së Milanit për ndeshjen e nesërme (e hënë) ndaj Genoa, pasi lëvizja e tij drejt Chelseat duket e afërt.

Ndeshja mes Milanit dhe Genoas do të zhvillohet të hënën nga ora 15:00 në stadiumin Marassi.


Trajneri Gennaro Gattuso deri tani ka thënë se do të vazhdojë të thërras Higuainin për aq kohë sa ai është i fokusuar në lojë dhe trajnime të mira.

Zbulohen shumat dhe klauzolat rreth transferimit të Higuainit te Chelsea
Lexo po ashtu Zbulohen shumat dhe klauzolat rreth transferimit të Higuainit te Chelsea

Por, kjo nuk do të nuk ndodh më, pasi El Pipita u la në shtëpi për skuadrën që do të udhëtoj drejt Genoas.

Gattuso dhe Higuain

Higuain duket se do ta përfundoj karrierën e tij te Milani me tetë gola ​​dhe tri asistime në 22 paraqitje në të gjitha garat, teksa ka marrë edhe katër kartonë të verdhe dhe një të kuq.

Juventusi kërkon Palmierin për Higuainin?
Lexo po ashtu Juventusi kërkon Palmierin për Higuainin?

Ai kishte ardhur në huazim për një vit me një kosto prej 18 milionë euro, me mundësi blerje në fund të sezonit për 36 milionë euro tjera, por i është kthyer Juventusit, i cili do ta kalojë atë në Chelsea për një marrëveshje tjetër huazimi.

Skuadra e Milanit për ndeshjen ndaj Genoas:

Portierët: A Donnarumma, G Donnarumma, Reina;

Mbrojtësit: Abate, Conti, Laxalt, Musacchio, Rodriguez, Simic, Strinic, Zapata;

Mesfushorët: Bakayoko, Bertolacci, Mauri, Montolivo, Paquetá, Torrasi;

Sulmuesit: Borini, Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Suso, Tsadjout

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori