LAJMI I FUNDIT:

Juventusi kërkon Palmierin për Higuainin?

Juventusi kërkon Palmierin për Higuainin?

Juventusi thuhet se shpreson të përfshijë mbrojtësin Emerson Palmieri në marrëveshjen e transferimit të Gonzalo Higuain te Chelsea.

Telenovela Higuian po vazhdon edhe të premten, me sulmuesin argjentinas që është në rrugë për të kaluar te Chelsea.


Megjithatë, drejtuesit e Juventusit, që kanë nën pronësi kartonin e Higuainit kanë disa kushte për klubin londinez.

Juventusi dhe Chelsea arrijnë marrëveshje për Higuainin?
Lexo po ashtu Juventusi dhe Chelsea arrijnë marrëveshje për Higuainin?

Sipas gazetës Tuttosport, Chelsea mund të mos paguajë nëntë milionë euro për të huazuar Higuain deri në fund të sezonit.

Por, kjo do të ndodh vetëm duke dërguar mbrojtësin Emerson Palmieri te Juventuesi në baza të përkohshme.

Megjithatë, gazeta pranon se bardhezinjtë mund të preferojnë të holla dhe të mbajnë bisedime të ndara për ish-mbrojtësin e Romës, që është gjithashtu një objektiv i Atletico Madridit.

Emerson Palmieri drejt Juventusit
Lexo po ashtu Emerson Palmieri drejt Juventusit

Zonja e Vjetër do të lëvizë për Italo-brazilianin, pasi Leonardo Spinazzola duket i vendosur të largohet nga Torino këtë muaj pasi nuk ka gjetur hapësira.

Emerson u soll në Stamford Bridge nga Antonio Conte janarin e kaluar, por nuk ka arritur të bëjë asnjë ndeshje si titullar për Chelsean në Ligën Premier këtë sezon. /Telegrafi/