Artisti Maks Velo ka hapur në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura, ekspozitën “Fshati primitivë ndriçohet nga meteorë”.
Janë këto imazhet e veçanta dhe reminishencat e së shkuarës së rëndë të arkitektit edhe piktorit të njohur Maks Velo, që vijnë të ekspozuara në rreth 40 tablo.
“Fshati primitiv është gjithë bota. Janë shpellat kur ka dalë edhe nga e cila kemi dalë edhe ne. Janë paraardhësit tanë. Arti modern për mua bazohet tërësisht në artin primitiv. Edhe nëse do që të jesh i sigurt në bazament kalo tek shpella. Sigurisht që kjo është një metaforë, sepse unë kam krijuar skena të ndryshme me imazhe primitive që takohen me modernitetin, këto figura, këto kuadro janë gjërat më moderne që janë bërë në vitin 1963, ky është populli im. Këto kanë qenë në bardhezi në një libër edhe për herë të parë edhe vijnë me ngjyra”, thotë Velo.
Velo ndalet edhe tek nudot, të cilat i quan të “vonuara”.
“Thonë nudot e vonuara të Maks Velos, por nuk ishte faji im, se unë doja që t’i bëja qëkur isha i ri, por po i bëj tani. Problemi është që unë punoj shumë; kur lodhem edhe dua të pushoj, bëj një nudo. Por, këtu nuk kam model. Këtu nuk të vjen njeri që të pozojë, prandaj të gjitha i kam me imagjinatë. Gjëja më e vështirë është piktori edhe modeli. Mua më pëlqen një nudo, që ta marrë, të këtillë nuk të vijnë vajzat. Kjo ishte gjëja më e vështirë që kam bërë, sepse nuk e arrija dot atë edhe më së fundmi arrita në letër të trashë arsh, që është letra më e mirë në botë edhe me akrilik”. /Shqiptarja/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit