LAJMI I FUNDIT:

Hazard largohet nga Chelsea vetëm për Real Madridin

Hazard largohet nga Chelsea vetëm për Real Madridin
Eden Hazard (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Eden Hazard do të largohet nga Chelsea për Real Madridin ka thënë eksperti belg i futbollit, Kristof Terreur.

E ardhmja e yllit belg ka qenë tash e një kohë cak i thashethemeve të mediave, të cilët vazhdimisht kanë raportuar për një largim të tij nga Chelsea.


Skuadra më e interesuar në të thuhet se është Real Madridi dhe sipas ekspertit belg, Terreur, vetëm Mbretërit do ta bënin Hazardin të largohet nga Stamford Bridge.

Real Madridi planifikon oferta për Hazardin dhe Eriksenin
Lexo po ashtu Real Madridi planifikon oferta për Hazardin dhe Eriksenin

“Për Hazardin, është e thjeshtë. Ai ose qëndron në Chelsea ose shkon në Real Madrid”, ka thënë fillimisht Terreur për HLN.

“Ai nuk mendon për PSG-në. Ata gjithmonë janë sjell rreth tij dhe gjithmonë kanë pasur të njëjtin përgjigje: kam luajtur tashmë në Ligue 1”.

“Ai do të kthehej sërish në këtë kampionat vetëm te Lille, nëse vendos të kthehet një ditë në Francë”.

Lojtarët më të vlefshëm të Ligës Premier në një formacion - De Gea e Hazard as rezervë, sundojnë mbrojtja e Liverpoolit dhe sulmi i Manchester Cityt
Lexo po ashtu Lojtarët më të vlefshëm të Ligës Premier në një formacion - De Gea e Hazard as rezervë, sundojnë mbrojtja e Liverpoolit dhe sulmi i Manchester Cityt

“Edeni, gruaja dhe fëmijët e tij janë të lumtur dhe nëse ëndrra e transferimit në Real Madrid nuk realizohet, ai do të qëndrojë në Chelsea dhe do të nënshkruajë një kontratë të përjetshme”.

“Por, unë mendoj se ai do të shtyjë Real Madridin për të lëvizur”, përfundoi eksperti belg i futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori