LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët më të vlefshëm të Ligës Premier në një formacion – De Gea e Hazard as rezervë, sundojnë mbrojtja e Liverpoolit dhe sulmi i Manchester Cityt

Lojtarët më të vlefshëm të Ligës Premier në një formacion – De Gea e Hazard as rezervë, sundojnë mbrojtja e Liverpoolit dhe sulmi i Manchester Cityt

Observatori i futbollit (CIES) ditë më parë ka nxjerrë çmimet e 100 futbollistëve  më të mirë në Evropë. Organizata me bazë në Zvicër, shpesh herë nxjerrë analiza pas hulumtimeve për vlerat e lojtarëve.

Shpesh edhe mosha e re e lojtarëve e dikton çmimin në treg, pasi shihet si një investim për të ardhmen dhe mund të paguhet më shumë.


Kylian Mbappe është lojtari më i shtrenjtë (196 milionë funte), ku pas tij vijnë Harry Kane (180 milionë funte) dhe Neymar (177 milionë funte).

Nga Beckham te Gazza dhe nga Ince te Cole – këta janë dhjetë yjet britanikë që u përpoqën të luajnë në Itali
Lexo po ashtu Nga Beckham te Gazza dhe nga Ince te Cole – këta janë dhjetë yjet britanikë që u përpoqën të luajnë në Itali

Kane është njëri nga 45 yjet e Ligës Premier që janë në këtë listë.

Po si do të dukej një formacion nëse i mbledh të gjithë në një ekip?

Më poshtë e gjeni përgjigjen.

Portier: Alisson (Liverpool)

Sa vlen? 95.4 milionë funte

Ai për disa ditë ishte portieri më i shtrenjtë në botë, kur iu thye rekordi nga Kepa Arrizabalaga që kaloi te Chelsea.

Zëvendësuesi: Ederson (90.4 milionë funte)

Mbrojtës i djathtë: Trent Alexander-Arnold (Liverpool)

Sa vlen? 105.8 milionë funte

Ai erdhi në ekipin e parë pasi që Klopp e tuboi duke  bërë edhe zgjedhja e parë tani në krahë.

Zëvendësuesi: Kyle Walker (69.5 milionë funte)

Qendërmbrojtës: Virgil van Dijk (Liverpool)

Sa vlen? 85.8 milionë funte

Ai është mbrojtësi më i shtrenjtë në botë që kur u ble në dimrin e vitit të shkuar. Ardhja e tij ka rregulluar mbrojtjen e Liverpoolit.

Zëvendësues: Davinson Sanchez (84.5 milionë funte)

Qendërmbrojtës: Aymeric Laporte (Manchester City)

Sa vlen? 94.1 milionë euro

Ylli i Manchester Cityt njihet për aftësitë e tij për të luajtur futboll të bukur që nga mbrojtja. Ai ende ka të drejt të zgjedh ms Francës dhe Spanjës.

Zëvendësuesi: Antonio Rudiger (75.1 milionë funte)

Mbrojtësi i majtë: Andrew Robertson (Liverpool)

Sa vlen? 74.4 milionë funte

Që prej ardhjes së tij është kthyer në njërën prej pikave më të forta të klubit.  Aktualisht njëri prej më të mirëve në Evropë në pozitën e tij.

Zëvendësimi: Marcos Alonso (58.8 milionë funte)

Mesfushor: N’Golo Kanté (Chelsea)

Sa vlen? 87.8 milionë funte

Kanté më të mirën e tij e jep në këtë pozitë. Ai është njëri prej më të mirëve në botë aktualisht.

Zëvendësues: Eric Dier (73.3 milionë funte)

Mesfushor: Dele Alli (Tottenham Hotspur)

Sa vlen? 135.6 milionë funte

Alli është vetëm 23 vjeç, por është njëri prej më të mirëve në Ligën Premier dhe mosha e tij e ri i jep vlerë edhe më shumë në treg.

Zëvendësues: Paul Pogba (117.7 milionë funte)

Mesfushor: Bernardo Silva (Manchester City)

Sa vlen? 120.9 milionë funte

Silva dalë nga dal është kthyer në lojtarë formacioni te Manchester City, pasi në fillim qëndronte në bankë.

Zëvendësues: Kevin De Bruyne (86.4 milionë funte)

Sulmues krahu: Mohamed Salah (Liverpool)

Sa vlen? 165 milionë funte

Për egjiptianin çdo fjalë është e tepërt pasi që golat dhe loja e tij e kanë ngritur Liverpoolin në majë.

Zëvendësues: Leroy Sané (141 milionë funte)

Sulmues: Harry Kane (Tottenham Hotspur)

Sa vlen? 180 milionë funte  

Sulmuesi më i mirë i zonës pa dyshim në Angli, por ndoshta edhe më gjerë. Robert Lewandowski dhe Luis Suárez kanë më shumë tituj, por me vlerë është aty edhe Kane.

Zëvendësimi: Romelu Lukaku (146.3 milionë funte)

Sulmues krahu: Raheem Sterling (Manchester City)

Sa vlen/ 167 milionë funte  

Nuk është më një talent premtues, pasi është kthyer në një lojtar vendimtar për klubin e tij.

Zëvendësuesi: Sadio Mané (124.1 milionë funte)

Liga Premier vazhdon të ketë lojtarë të fortë, ndërsa në këto vlera vërehet mungesa e lojtarëve si David De Gea e Eden Hazard. /Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori