LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorët evropian kërkojnë reforma urgjente në Maqedoni

Ambasadorët evropian kërkojnë reforma urgjente në Maqedoni

“Që kur Kuvendi i miratoi ndryshimet kushtetuese, shumë e rëndësishme që Qeveria dhe shoqëria në përgjithësi t’i përveshin duart dhe t’i zbatojnë reformat e nevojshme, posaçërisht ato të sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, porositën ambasadorët evropian.

Euroambasadori Zhbogar, Qeverisë, Kuvendit dhe qytetarëve ju uroi për guximin për ta ndryshuar kursin negativ që është udhëhequr në të kaluarën ndërsa vendin e çoi në rrugën e vërtetë drejt BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Presim ta shohim të njëjtin përkushtim, vendosmëri dhe sinqeritet në zbatimin e reformave urgjente, që qytetarët me të vërtetë të mund t’i ndjejnë ndryshimet që shumë kohë i presin siç janë ndryshimet në qeverisje,  politikat, gjyqësia, administrata publike. Këto do të jenë motori që do ta lëviz zhvillimin e vendit dhe do ta dërgojë në fazën e ardhshme, në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”, thotë Samuel Zhbogar.

Edhe ambasadori i Gjermanisë, Gerberich këtë moment e vlerëson si shumë të rëndësishëm, për shkak se me miratimin e ndryshimeve kushtetuese më në fund do të fillojnë bisedimet me BE-në.

“Qeveria tani duhet të koncentrohet në procesin ku do të mundësojë krijim të shoqërisë evropiane, ku do të sundojë siguria. Për këtë duhet guxim dhe vizion politik nga të gjitha anët dhe nga e gjithë shoqëria. Prioritet kryesor i reformave është sundimi i së drejtës”, thotë Thomas Gerberich, ambasador i Gjermanisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori