Me një ceremoni është shënuar fillimi i punës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit, me ç’rast është thënë se ky është hapi shumë i rëndësishëm drejt bashkimit të plotë doganor në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Hapja e zyrës doganore në Portin e Durrësit ishte si vendim që ka dalë nga mbledhja e dy qeverive mbajtur në Pejë të vitit të kaluar.
Me këtë rast, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se puna për integrimin e kufijve sipas modelit Shengen ka filluar dhe do të përfundojë shumë shpejt.
Rama tha se në pranverë do të ketë një kufi fluid në mes të dyja vendeve dhe se do të donte që kjo praktikë të ndiqet edhe për Maqedoninë dhe Malin e Zi.
Ai tha se nuk ka Shqipëri të madhe, por ka një komb shqiptar.
“Më vjen shumë mirë që sot ne mblidhemi në një stacion tjetër të rrugëtimit tonë. Për të hapur zyrën doganore të Kosovës në Durrës dhe për ta kthyer portin e Durrësit edhe në një doganë të Kosovës. dogana e Kosovës këtu në Durrës është hapi i parë drejt bashkimit të plotë doganor të dy vendet. Integrimi kufitar sipas modelit Shengen. Sistemin Shengen, që do të thotë tani jemi vetëm në një kontrollë, nga dy pika kemi një, kjo do të zgjasë edhe për pak kohë si procedurë, sepse në pranverë do të kemi një kufi fluid. Ne duam që këtë sistem ta vendosim edhe me Maqedoninë, edhe me Malin e Zi. Shqipëria e madhe është një sajesë e armiqve, nuk ka Shqipëri të madhe, ka një komb shqiptar”, tha Rama.
Kurse, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili është edhe koordinator kombëtar i dy qeverive tha hapja e pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit, është projekti i dytë më i rëndësishëm, pas Rrugës së Kombit.
“Sot është një moment i rëndësishëm i thellimit të bashkëpunimit. Besoj që ky është projekti i dytë më i rëndësishëm që pas shpalljes së pavarësisë, pas atij për ndërtimin e autostradës. Nga katër vendime që ka marrë në Pejë dy qeveritë dhe kjo është e dyta që po realizohet. E para është pikat e përbashkëta kufitare dhe e dyta është kjo. Kjo tregon se ne takimet e përbashkëta nuk janë ashtu siç janë quajtur, por kemi kaluar në veprime konkrete. Hapja e kësaj zyre është lajm i mirë për të dyja vendet. Nga sot Kosova e ka portin e saj, si qendër e rëndësishme të zhvillimit ekonomik”, tha Limaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndalohet një person në Tetovë, dyshohet për vjedhje
Dita e Lirisë së Shtypit, Rama: Duhen veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik
Osmani: Liria e shtypit thelbësore për demokracinë – beteja kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave nuk ka qenë kurrë më urgjente
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe