Një deputete laburiste e cila është shtatzënë ka kërkuar të shtyjë lindjen e fëmijës së saj në mënyrë që ajo të marrë pjesë në votimin e ditës së martë për Brexit.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Tulip Siddiq – e cila ka shtyrë lindjen e bebes së saj përmes prerjes cezariane për dy ditë, në mënyrë që ajo të mund të votojë kundër marrëveshjes.
Kështu, në vend që të jetë në një sallë operacioni në një spital në veri të Londrës, ajo planifikon të jetë aty, e sjellë nga burri i saj Chris, me një karrocë.
Duke zbuluar vendimin drastik, ajo tha: “Nëse djali im hyn në botë edhe një ditë më vonë se sa mjekët këshilluan, por është në një botë me një shans më të mirë për një marrëdhënie të fortë midis Britanisë dhe Evropës, atëherë kjo ai vlen për të luftuar”.
Ajo shtoi: “Unë po mendoj për të ardhmen e fëmijës tim kur e mora këtë vendim – të ardhmen e tij në botë”.
“(Gjithsesi) nëse është fjala për një emergjencë absolute, unë natyrisht do të jap prioritet për shëndetin e foshnjës”.
Siddiq, 36 vjeçe, kishte një shtatzëni të vështirë me Azaleën, e cila ishte tani dy vjeç.
Ajo fillimisht kishte planifikuar të kishte një prerje cezariane më 4 shkurt, por mjekët këshilluan që ajo të lind sot ose nesër, pas disa komplikimeve të paraqitura.
Por Siddiq kishte pyetur mjekët nëse mund ta vonojë operacionin deri të enjten dhe ata kanë rënë dakord.
Ndryshe, kryeministrja britanike Theresa May, ka paralajmëruar ligjvënësit se dështimi për të mbështetur planin e saj për largim nga Bashkimi Evropian, do të ishte katastrofë për Britaninë, në prag të votimit në Parlament.
Ligjvënësit pritet të votojnë të martën, pas dështimit të votimit në dhjetor për shkak të mungesës së mbështetjes edhe nga vet partia e saj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit